TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Qershor 2026, 16:21

Aksidenti tragjik në aksin Durrës-Tiranë, ndërpritet seanca plenare me kërkesë të Ballës

Shkruar nga Pamfleti
Aksidenti tragjik në aksin Durrës-Tiranë, ndërpritet seanca
Taulant Balla

Seanca plenare është ndërprerë për 5 minuta, me kërkesë të kreut të Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla pas marrjes së informacioneve për aksidentin tragjik të ndodhur pak orë më parë në aksin Durrës-Tiranë.

Balla tha se seanca duhet të ndërpritet me qëllim që ata të merrnin më shumë informacion lidhur me aksidentin dhe gjendjen e të plagosurve.

“Të gjithë jemi informuar për një aksident të rëndë të ndodhur në autostradë, dhe në raportime flitet për jetë të humbura. Kështu që do ishte mirë ta ndërprisnim 5 minuta seancën, edhe për të marrë më shumë informacion. Besoj që edhe zoti Leskaj dhe të tjetër janë dakord, që të marrim më shumë informacion”, kërkoi Balla.

Kujtojmë se pasditen e sotme një furgon i linjës së Beratit ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal, për pasojë 15 persona janë plagosur ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të vdekur.

aksident balla kuvendi

2 Komente

  1. H
    HAJDUTET NE BURG

    Qyqa c'è gjeti?! I dërgoi Zoti njerëzillekun.? Donte të fitonte kohën? Apo thjesht per show?

    1. D
      Dori

      Ah sa keq per te gjoret e aksidentuar nga rruget qe ndertojne hajdutet pa minimumi kriteret teknike Mir qe i fryjn e i fryjn cmimet

      Lini një Përgjigje