Julian Nagelsman ka përjashtuar mundësinë e dorëheqjes nga posti i trajnerit të Gjermanisë, pas eliminimit të kombëtares nga Kupa e Botës, pas humbjes me penallti ndaj Paraguajit.
Pas ndeshjes, tekniku gjerman u shpreh i vendosur të vijojë punën, duke theksuar se nuk ka ndërmend të largohet në një moment të vështirë.
"Nuk jam nga ata që ia mbathin. Nuk është hera e parë që ndodh një situatë e tillë dhe ka momente kur lind nevoja për ndryshim. E di që ka shumë persona që duan që unë të largohem, por nëse federata dëshiron të vazhdojë me mua, jam i gatshëm të eci përpara", deklaroi Nagelsman.
Trajneri analizoi edhe paraqitjen e skuadrës, duke pranuar se Gjermania nuk arriti të përmbushte pritshmëritë gjatë turneut.
"Ky është futbolli, herë fiton dhe herë humb. Në këtë turne nuk i kemi bërë tifozët tanë të festojnë shumë, por jam i bindur se mund të bëjmë një punë më të mirë."
Duke u ndalur te sfida me Paraguajin, Nagelsman vlerësoi organizimin mbrojtës të kundërshtarit, por pranoi se skuadra e tij nuk bëri sa duhej për të siguruar kualifikimin.
"Kundër Paraguajit ishte vërtet e vështirë, sepse kishim përballë një skuadër ultra-defensive. Nuk bëmë aq sa duhet dhe të eliminohesh nga një kundërshtar i këtij profili të bën të ndihesh keq. Nëse nuk shënon sa duhet, nuk mund të kalosh më tej dhe për këtë më vjen shumë keq."
Lini një Përgjigje