Zbardhen detaje të reja nga aksidenti i rëndë i ndodhur pranë QTU-së, ku një autobus i linjës Berat-Tiranë doli nga rruga, u përmbys dhe përfundoi në kanalin anësor të autostradës.
Sipas të dhënave paraprake, raportohet se nga aksidenti kanë humbur jetën dy persona, mes tyre edhe drejtuesi i autobusit. Paraprakisht dyshohet se shoferi ka pësuar një atak kardiak, pasi mësohet se kishte shfaqur probleme shëndetësore pak para se të ndodhte aksidenti. Shkaku i vdekjes dhe rrethanat e plota të ngjarjes pritet të sqarohen nga hetimet.
Në lidhje me gjendjen e të lënduarve, Spitali Universitar i Traumës ka bërë të ditur se aktualisht po trajtohen 12 persona. Ndërkohë, 7 prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa mes tyre janë një fëmijë dhe një i mitur, të cilët po marrin trajtim në kujdes intensiv.
Po sipas njoftimit zyrtar të Spitalit të Traumës, një prej pasagjerëve ka mbërritur në spital pa shenja jete.
Policia dhe grupi hetimor vijojnë punën për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.

Lini një Përgjigje