TAGS-AT E JAVËS

Kronike30 Qershor 2026, 16:01

Vrasja e dy vëllezërve në Roskovec/ Dënohet me burgim të përjetshëm Altin Kuka, 30 dhe 25 vite burg për dy djemtë

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e dy vëllezërve në Roskovec/ Dënohet me burgim

Gjykata e Fierit shpalli fajtorë Altin Kukën dhe dy djemtë e tij për vrasjen e dy vëllezërve Lavdrim dhe Gramoz Kurtaj.

Gjykata e Fierit ka shpallur vendimin për çështjen e vrasjes së dyfishtë të ndodhur në vitin 2024.

Altin Kuka është dënuar me burgim të përjetshëm, ndërsa djemtë e tij, Ervis Kuka dhe Emauriso Kuka, janë dënuar përkatësisht me 30 dhe 25 vite burg. Sipas vendimit të gjykatës, të tre u shpallën fajtorë për vrasjen me armë zjarri të vëllezërve Lavdrim Kurtaj, 46 vjeç, dhe Gramoz Kurtaj, 52 vjeç. Sipas akuzës, krimi u krye për motive të dobëta.

Me këtë vendim, Gjykata e Fierit ka dënuar në shkallë të parë tre të pandehurit për një nga ngjarjet më të rënda kriminale të vitit 2024 në qarkun e Fierit.

Vendimi i gjykatës:

Deklarimin fajtor të të pandehurit A.K për kryerjen e veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese“, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 79, gërma “dh” e 25, i Kodit Penal dhe dënimin e tij me burgim të përjetshëm.

Deklarimin fajtor të të pandehurit A.K për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” parashikuar nga neni 278/1 i K.Penal dhe dënimin e tij sipas kësaj dispozite me 6 (gjashtë) vite burgim.

Në zbatim të nenit 55 të K.Penal ne bashkim te dënimeve, i pandehuri A.K , me burgim të përjetshëm,

Deklarimin fajtor të të pandehurit E.K për kryerjen e veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese“, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 79 gërma “dh” e 25 i K.Penal dhe dënimin e tij me 25 vite burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit E.K për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” parashikuar nga neni 278/3 i K.Penal dhe dënimin e tij sipas kësaj dispozite me 1 (një) vit burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit E.K për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” parashikuar nga neni 278/4 i K.Penal dhe dënimin e tij sipas kësaj dispozite me 2 (dy) vite burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit E.K për kryerjen e veprës penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” parashikuar nga neni 279/1 i K.Penal dhe dënimin e tij sipas kësaj dispozite me 1 (një) vit burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit E.K për kryerjen e veprës penale “Plagosja e lehtë me dashje“, parashikuar nga neni 89 i K.Penal dhe dënimin e tij sipas kësaj dispozite me 1 (një) vit burgim.

Në zbatim të nenit 55 të K.Penal bashkimin e dënimeve të mësipërme në një të vetëm, duke e dënuar përfundimisht të pandehurin E.K me 27 vite burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit E.K për kryerjen e veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese“, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 79 gërma “dh” e 25 i K.Penal dhe dënimin e tij me 27 vite burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit E.K për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” parashikuar nga neni 278/1 i K.Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) vite burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit E.K për kryerjen e veprës penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” parashikuar nga neni 291 i K.Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.

Në zbatim të nenit 55 të K.Penal bashkimin e dënimeve të mësipërme në një të vetëm, duke e dënuar përfundimisht të pandehurin E.K me 30 vite burgim.

Në zbatim të neneve 190 dhe 217, të K.Pr.Penale, për provat materiale disponohet sipas pjeses arsyetuese te vendimit.

Shpenzimet proceduriale në fazën e hetimit dhe në gjykim i ngarkohen të pandehurve solidarishtit.

Kundër ketij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Apelit Juridiksioni i Përgjithshëm brenda 15 ditëve nga e nesermja e njoftimit të këtij vendimi.

Dinamika e vrasjes

Sipas Prokurorisë, pak para krimit Ervis Kukaj ka patur një konflikt fizik me djemtë e Gramoz Kurtaj, si dhe ka qëlluar me pistoletë kundrejt tyre dhe viktimës.

Pas komunikimit telefonik, dy të vëllezërit Ervis Kukaj dhe Emauris Kukaj janë takuar dhe ky i fundit i ka treguar ngjarjen.

Armën e zjarrit, automatik luftarak i modelit 56, me të cilën Altin Kukaj ka qëlluar viktimat, Ervis Kukaj e kishte lënë në kasollen përbri pularisë me qëllim për t’i marrë në vijim Emauris Kukaj.

Ky i fundit, pasi ka marrë armën e zjarrit, automatik luftarak, ka shkuar në vendin ku ndodheshin viktimat, ka frenuar menjëherë para lokalit të tyre, ka marrë armën dhe ka mbushur karikatorin e saj, duke nxitur babain e tij të qëllonte me breshëri drejt tyre.

Altin Kukaj ka shtënë ndaj viktimave Gramoz dhe Lavdimir Kurtaj me automatik, të cilën ia mori nga dora djalit të tij Emauris Kukaj.

gjykata e fierit denim burg perjete

Lini një Përgjigje