TAGS-AT E JAVËS

Kronike30 Qershor 2026, 13:31

Laboratori i kokainës në Fier, GJKKO dënon me 14 vite burg ‘kimistin’ kolumbian

Shkruar nga Pamfleti
Laboratori i kokainës në Fier, GJKKO dënon me 14 vite burg
GJKKO dënon me 14 vite burg ‘kimistin’ kolumbian

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar këtë të martë (30 qershor) me 14 vite burg Samir Rodriguez, i njohur si kimisti i laboratorit të drogës të zbuluar në Frakull të Fierit.

Rodriguez është dënuar në mungesë, ndërsa autoritetet shqiptare presin ekstradimin e tij.

Sipas vendimit të GJKKO-së, Samir Rosales Rodriguez u shpall fajtor për veprat penale "trafikimi i narkotikëve", kryer në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, "grup i strukturuar kriminal", si dhe "kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal".

Më herët, për çështjen e laboratorit të drogës në Frakull janë dënuar me një total prej 89 vitesh burg ish-kryekomunari socialist i Frakullës, Viktor Cervanaku, djali i tij Denilson Cervanaku, vëllai Zenel Cervanaku, si edhe Nikolin Gjolena, Klajdi Vrioni, Redion Meshi, Enxhi Ferhati, Marildo Rama, Bledar Matoshi dhe Julian Malaj.

Lini një Përgjigje