TAGS-AT E JAVËS

Kronike30 Qershor 2026, 08:41

La fëmijët e tij të mitur vetëm në shtëpi për të takuar një 14-vjeçare, arrestohet 32-vjeçari shqiptar në Britani 

Shkruar nga Pamfleti
La fëmijët e tij të mitur vetëm në shtëpi për
Pamje nga arrestimi

Një 32-vjeçar shqiptar me emrin Ardjan është vënë në pranga në Birmingham nga Policia e ëest Midlands, pasi dyshohet se la pa mbikëqyrje dy fëmijët e tij të vegjël për të shkuar në një takim me një vajzë 14-vjeçare, me të cilën kishte komunikuar përmes rrjeteve sociale.

Arrestimi u krye pas një operacioni të organizuar me ndihmën e grupeve që identifikojnë persona të dyshuar për ngacmime seksuale ndaj të miturve në internet.

Sipas informacioneve paraprake, 32-vjeçari dyshohet se kishte lënë vetëm në banesë dy fëmijët e tij, të moshave një dhe gjashtë vjeç. Apartamenti ku ata ndodheshin është përshkruar si në gjendje të rëndë higjienike. Hetimet tregojnë se ai ishte larguar nga shtëpia për të takuar të miturën me të cilën kishte komunikuar online.

Ndaj tij janë ngritur akuza të rënda, mes tyre edhe organizimi i aktiviteteve seksuale, përfshirë tentativën për një marrëdhënie treshe.

Pamjet e publikuara nga arrestimi tregojnë të dyshuarin duke kundërshtuar ndërhyrjen e policisë dhe duke shfaqur sjellje agresive, ndërsa efektivët u kërkonin personave të pranishëm të qëndronin larg zonës.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale dhe në mediat britanike, duke rikthyer në qendër të debatit çështjet e mbrojtjes së fëmijëve në internet, përgjegjësisë prindërore dhe fenomenit të ngacmimeve seksuale online.

Procesi gjyqësor ndaj 32-vjeçarit ka nisur, ndërsa autoritetet britanike pritet të bëjnë publike detaje të tjera gjatë vijimit të hetimeve dhe seancave në gjykatë. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by CreepWatchUK (@creepwatchuk)

arrestohet 32-vjecari shqiptar ne britani

Lini një Përgjigje