Një plagosje me armë zjarru është regjistruar ditën e sotme në dalje të qytetit të Pogradecit. Paraprakisht mësohet se është plagosur me armë zjarri shtetasi Brian Syzo.
Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, por bëhet me dije se Syzo është person i cili ka konflikte në qytet. Ai ësht shumë i njohur edhe për Policinë e Shtetit për shkak të një sërë veprash penale dhe konfliktesh në të cilat ka qenë i përfshirë.
Syzo është transportuar në spitalin e Pogradecit ku po merr ndihmën e parë mjeksore, ndërsa në vendngjarje ka mbërritur policia e cila po kryhen hetimet.
Ndërkohë është bërë e mundur brenda pak minutash kapja e autorit 24-vjeçar, i cili dyshohet se plagosi në këmbë 35-vjeçarin.
Autori është identifikuar si Nikolla Agolli i cili u kap në Përrenjas.
Lini një Përgjigje