
Protesta e 30-të sot ka mbledhur qindra qytetarë në sheshin "Skënderbej", ku pjesëmarrësit shprehën pakënaqësitë e tyre ndaj qeverisë. Ata kanë theksuar se arsyeja kryesore e daljes në shesh është mungesa e shpresës për të ardhmen e fëmijëve dhe keqqeverisja e vendit.
Një prej protestuesve tha se motivi kryesor që e ka nxjerrë në protestë janë fëmijët e tij, pasi nuk sheh asnjë perspektivë në Shqipëri. Ai rrëfeu se vajza e tij, ndonëse ka përfunduar dy shkolla, punon në një kompani private ku, sipas tij, përballet me padrejtësi dhe mungesë vlerësimi.
"Kemi 1001 arsye për të dalë, qeveria investon vetëm në organizata e krimit, me popullin ka hipokrizi. Këtë lloj talljeje asnjë s’e kapërdin dot. Nuk lejojmë asnjë lloj qeverie të shesë trojet që janë mbrojtur me gjak. Ne kemi krijuar Evropën dhe perandoritë egjiptiane. Nuk shoh asnjë të ardhme për fëmijët, vajza ime ka mbaruar dy shkolla dhe është e punësuar në një kompani oligarkësh, e shtypur nga injorantët, me një punë të rëndomtë", u shpreh ai.
Një tjetër qytetar, i intervistuar gjatë protestës, u shpreh se ka marrë pjesë në të gjitha tubimet kundër qeverisë dhe se këtë herë proteston për të ardhmen e brezit të ri. Ai tha se ndihet i zhgënjyer nga mënyra se si administrohen taksat dhe se premtimet për integrimin europian kanë dështuar.
"Kam qenë në të gjitha protestat, po protestoj për fëmijët e mi. Kemi shkuar në gropë, jo në Europë!", tha qytetari.
Sipas protestuesit, vendi ndodhet në një krizë të thellë besimi, ndërsa shteti, sipas tij, nuk po funksionon më në shërbim të qytetarëve.
NE KTE VEND ASKUSH SESHTE NE VENDIN QE I TAKON,,, vendet e mira te punes jane per miqte,,farefisin patronazhistet,,, merita e te tjereve eshte hedhur me kohe ne plehra,,,,le te kesh 2, diplloma ,,master,,,bile dhe jashte shtetit,,,nuk can dot,,, te del para muri i korrupsionit,,,i diplomave fallso,,,,i parave me miliona nen dore per nje vend pune,,, cdokush qe punon ne administrate shfrytezon vendin e punes per te bere ndonje lek,,,,,,mjer ne per femijet qe po rrisim,,,,nen kete pushtet skandalozisht te padrejte,,,,,FORZA PROTESTA .