TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Qershor 2026, 16:18

Vijon presioni ndaj qytetarëve, policia procedon 31 persona për tubimin dje

Shkruar nga Pamfleti
Vijon presioni ndaj qytetarëve, policia procedon 31 persona për
Protesta qytetare

Sot shënohen 30 ditë nga nisja e protestave të përditshme para Kryeministrisë, një lëvizje qytetare që nisi si kundërshtim ndaj projektit të zhvillimit në Zvërnec dhe që me kalimin e javëve është shndërruar në një revoltë më të gjerë kundër qeverisë dhe klasës politike.

Në të njëjtën ditë, Policia e Tiranës njoftoi procedimin penal të 31 qytetarëve për tubimin e zhvilluar një ditë më parë në kryeqytet. Sipas policisë, ata dyshohen për veprat penale "Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme", "Prishja e qetësisë publike" dhe "Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit".

Në njoftimin zyrtar thuhet se procedimi është kryer në vijim të veprimeve procedurale për protestën e djeshme, ndërsa materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Personat e proceduar janë: Sh. B., B. K., A. J., V. D., A. K., L. K., R. S., I. Rr., S. E., M. Y., J. S., E. L., I. Gj., F. H., I. M., K. P., R. Sh., E. Q., B. S., A. N., A. D., F. H., Xh. P., G. P., Sh. G., I. Xh., D. D., A. K., A. R., R. D. dhe A. K.

Protestat para Kryeministrisë kanë vijuar çdo ditë gjatë muajit të fundit. Ato nisën pas kundërshtimeve ndaj projektit në Zvërnec, por më pas u zgjeruan në kërkesa kundër korrupsionit, qeverisë dhe asaj që protestuesit e cilësojnë si sistem politik të dështuar.

 

protesta

Lini një Përgjigje