Paraguaji vijon të shkruajë historinë në Kupën e Botës, pasi eliminoi në mënyrë surprizë Gjermaninë pas ekzekutimit të penalltive, duke siguruar një vend në fazën e 1/16-ve. Tashmë, skuadra amerikano-latine pret të mësojë kundërshtarin e radhës, që do të dalë nga përballja mes Francës dhe Suedisë, e programuar për t'u zhvilluar mbrëmjen e sotme.
Një nga protagonistët e suksesit ndaj Gjermanisë ishte Hulio Ençiso, autor i golit të Paraguajit. Sulmuesi u shpreh se ekipi i tij nuk i druhet më asnjë kundërshtari dhe dërgoi një mesazh të qartë për Francën, në rast se "gjelat" sigurojnë kualifikimin.
"Ata janë një ekip shumë i mirë, i mbushur me lojtarë të klasit botëror. Nuk ka nevojë t’i përmendim, të gjithë janë yje. Ata janë të aftë të fitojnë gjithçka, por ne do të përgatitemi të përballemi me dinjitet ndaj tyre. Ne kemi pikat tona të forta dhe, me stilin tonë të lojës, do të përpiqemi t’i shkaktojmë telashe Francës apo çdo kundërshtari tjetër", deklaroi Ençiso.
Lini një Përgjigje