TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Qershor 2026, 16:02

KLSH forcon bashkëpunimin ndërkombëtar, Arben Shehu pret ambasadorin turk: Mbështetje nga Gjykata e Llogarive

Shkruar nga Pamfleti
KLSH forcon bashkëpunimin ndërkombëtar, Arben Shehu pret
Arben Shehu me ambasadorin turk

KLSH dhe Turqia rikonfirmojnë partneritetin për forcimin e llogaridhënies

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka forcuar bashkëpunimin ndërkombëtar.

Kryetari i KLSH, Arben Shehu ka pritur sot në një takim Ambasadorin e Republikës së Turqisë në Shqipëri, Shkëlqesinë e Tij, Barış Ceyhun Erciyes, në një atmosferë miqësore dhe konstruktive, ku u rikonfirmua niveli i lartë i bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Gjatë takimit, Shehu shprehu mirënjohjen për zhvillimin e këtij takimi dhe vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera mes Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe Gjykatës Turke të Llogarive, duke theksuar rëndësinë e shkëmbimit të përvojave dhe forcimit të kapaciteteve institucionale.

Nga ana e tij, Ambasadori Erciyes falënderoi Kryetarin e KLSH-së për mikpritjen dhe shprehu vlerësimin e tij për marrëdhëniet dypalëshe mes Shqipërisë dhe Turqisë, si edhe për rolin e rëndësishëm që luan KLSH në forcimin e transparencës dhe llogaridhënies.

Në qendër të diskutimeve ishte bashkëpunimi i konsoliduar ndërmjet Kontrollit të Lartë të Shtetit të Shqipërisë dhe Gjykatës Turke të Llogarive, një partneritet që është vlerësuar si model i shkëmbimit të praktikave më të mira në fushën e auditimit të jashtëm dhe të qeverisjes së mirë.

Ambasadori Erciyes ritheksoi angazhimin e tij të plotë për vijimin dhe zgjerimin e këtij bashkëpunimi të suksesshëm institucional, duke nënvizuar rëndësinë e tij për forcimin e institucioneve dhe zhvillimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

KLSH është ndër të pakta institucione që ka vlerësime pozitive nga ndërkombëtarët. Edhe në raportet e BE, KLSH vlerësohet për paanshmërinë dhe procesin e auditimit. KLSH gjatë drejtimit të Shehut është përballur me shumë presione, por performanca ka qenë shumë e lartë. Vetëm gjatë vitit që lamë pas KLSH ka zhvilluar 190 auditime në 271 subjekte.

Auditimet e kryera kanë konkluduar me dhënien e 222 opinioneve, mesazheve dhe konkluzioneve, si dhe 4994 rekomandimeve, të cilat përfshijnë 29 propozime për përmirësime të kuadrit ligjor, 3268 masa organizative, 281 masa për shpërblim dëmi, 441 masa për adresimin e parregullsive me efekt negativ financiar dhe 975 masa disiplinore dhe administrative.

klsh shehu

Lini një Përgjigje