TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Qershor 2026, 14:56

UPDATE/ Edicioni i lajmeve kryesore nga kronika e zezë, ora 15:00

Shkruar nga Pamfleti

UPDATE/ Edicioni i lajmeve kryesore nga kronika e zezë, ora 15:00

Ju ftojmë të ndiqni një bllok lajmesh me zhvillimet kryesore nga kronika e zezë, ku ndër të tjera veçojmë:

Protesta para Kuvendit të Shqipërisë është shoqëruar me tensione dhe ndërhyrje të policisë, ku disa protestues u shoqëruan, mes tyre edhe Dritan Goxhaj, pas përplasjeve dhe hedhjes së vezëve ndaj deputetëve.

Në një zhvillim tjetër, Ilir Meta ka njoftuar ndërprerjen e bashkëpunimit me avokatin Kujtim Cakrani, duke kërkuar një përfaqësim ligjor të dedikuar për çështjen e tij.

Në sistemin penitenciar, dy punonjës të Burgut 313, Zog Muhametaj dhe Pëllumb Vrana, humbën jetën pas gjendjeve të rënda shëndetësore gjatë detyrës.

Në Tiranë është arrestuar Emiljano Nina, kushëriri i Ervis Martinajt, i kapur me armë pranë banesës së Ilir Selmanit.

Ndërkohë, në Memaliaj, Marjaldo Nela është vetëdorëzuar për vrasjen e Endri Goxhajt, ndërsa vëllai i tij mbetet në kërkim.

GJKKO ka dënuar në mungesë “kimistin” e laboratorit të drogës në Frakull me 14 vite burg, ndërsa në Tiranë është goditur një grup kriminal me 15 të arrestuar për trafik droge dhe lojëra fati.

Po ashtu, është zbuluar një rast trafikimi me “karamele kanabisi” nga SHBA dhe një atentat me eksploziv në Itali ku u arrestuan 4 persona.

Në Britani është arrestuar një 32-vjeçar shqiptar i dyshuar për neglizhencë të fëmijëve dhe kontakte me një të mitur, ndërsa në Monako një shpërthim la të plagosur një oligark ukrainas dhe familjen e tij.

Në Venezuelë, tërmetet shkatërruese kanë shkaktuar mbi 1.700 viktima, me bilancin që pritet të rëndohet më tej. 

 

edicioni i lajmeve pamfelti

Lini një Përgjigje