TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Qershor 2026, 08:00

Kuvendi në seancë plenare, deputetët nën "rrethimin" e protestuesve: Ju s'na përfaqësoni

Shkruar nga Pamfleti
Kuvendi në seancë plenare, deputetët nën
Kuvendi

Në të njëjtën orë me nisjen e seancës plenare, është paralajmëruar një protestë para godinës së Parlamentit

Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot, më 30 qershor, në seancë plenare, e cila do të nisë në orën 10:00.

Sipas rendit të ditës, deputetët do të miratojnë fillimisht procesverbalin e seancës së kaluar dhe do të vijojnë me njoftimet, ndërsa pika kryesore e seancës është shqyrtimi i projektligjit "Për kontrollet zyrtare dhe aktivitetet e tjera zyrtare", që synon garantimin e zbatimit të legjislacionit për ushqimin, ushqimin për kafshë, shëndetin dhe mirëqenien e kafshëve, si dhe mbrojtjen e shëndetit të bimëve dhe produkteve për mbrojtjen e tyre.

Në vijim, Kuvendi do të shqyrtojë një sërë projektrezolutash për vlerësimin e veprimtarisë së institucioneve të pavarura për vitin 2025. Mes tyre janë Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Departamenti i Administratës Publike, Autoriteti i Konkurrencës, Komisioni i Prokurimit Publik, Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit, Instituti i Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit, si dhe Agjencia e Sigurimit të Depozitave.

Në fund të seancës janë parashikuar diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

Ndërkohë, në të njëjtën orë me nisjen e seancës plenare, është paralajmëruar një protestë para godinës së Parlamentit, nën sloganin "Ndryshimi fillon me ne, është koha të zgjohemi".

Protesta është njoftuar nga organizatorët e tubimeve të përnatshme, të cilët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Ata kanë bërë me dije se aksioni protestues do të vijojë edhe në mbrëmje, në orën 19:00, me grumbullimin e qytetarëve në sheshin "Skënderbej" dhe marshimin drejt godinës së Kryeministrisë.

Autoritetet pritet të marrin masa për garantimin e rendit publik dhe mbarëvajtjen e qarkullimit në zonën përreth Parlamentit dhe në akset ku do të zhvillohen protestat.

Kuvendi në seancë plenare, deputetët nën

Rendi i ditës:

Në mbështetje të nenit 7, pika 6, dhe nenit 27/1 të Rregullores së Kuvendit, bazuar në kalendarin e punimeve të Kuvendit për periudhën 15 qershor – 3 korrik 2026,

I. Mbledhjen e Kuvendit në seancë plenare në datën 30.6.2026, ora 10:00.

II. Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë:

Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 18.6.2026.

Njoftime.

Projektligji “Për kontrollet zyrtare dhe aktivitetet të tjera zyrtare, të kryera për të garantuar zbatimin e legjislacionit për ushqimin dhe ushqimin për kafshë, të rregullimeve për shëndetin e mirëqenien e kafshëve, si dhe për shëndetin e bimëve e të produkteve për mbrojtjen e bimëve në Republikën e Shqipërisë”.

Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil për vitin 2025”.

Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale për vitin 2025”.

Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Departamentit të Administratës Publike për vitin 2025”.

Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë vjetore të Autoritetit të Konkurrencës për vitin 2025”.

Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë vjetore të Komisionit të Prokurimit Publik për vitin 2025”.

Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë vjetore të Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit për vitin 2025”.

Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë vjetore të Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit për vitin 2025”.

Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Agjencisë së Sigurimit të Depozitave për vitin 2025”.

Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

Kuvendi në seancë plenare, deputetët nënKuvendi në seancë plenare, deputetët nën

kuvendi në seancë plenare deputetët protestues

Lini një Përgjigje