TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota29 Qershor 2026, 15:52

Venezuela në kaos! Pas tërmetit shkatërrues, shpërthen edhe platforma e naftës; 8 persona të plagosur

Shkruar nga Pamfleti
Venezuela në kaos! Pas tërmetit shkatërrues, shpërthen edhe
Pamje nga vendngjarja

Tetë persona kanë mbetur të plagosur pas një shpërthimi të fuqishëm që ndodhi gjatë natës në një platformë nafte të operuar nga kompania shtetërore venezueliane Petróleos de Venezuela (PDVSA), në shtetin Apure.

Sipas burimeve lokale, të plagosurit u transportuan drejt Kolumbisë fqinje për të marrë trajtim të specializuar mjekësor. Në rrjetet sociale janë publikuar edhe pamje që tregojnë momentet pas shpërthimit dhe operacionin e evakuimit të të lënduarve.

Deri më tani, PDVSA nuk ka reaguar zyrtarisht dhe nuk ka dhënë detaje mbi shkaqet e incidentit apo gjendjen e punonjësve të plagosur.

Shpërthimi vjen në një periudhë tepër të vështirë për Venezuelën, e cila së fundmi është përballur edhe me pasojat e një tërmeti shkatërrues me magnitudë 7.8. Fatkeqësia natyrore ka lënë pas mbi 1 mijë viktima, mijëra të plagosur e të zhdukur, duke rënduar edhe më tej situatën në vend.

Lini një Përgjigje