TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota29 Qershor 2026, 14:24

Të shtëna me armë në Gjermani, të paktën 5 viktima

Shkruar nga Pamfleti
Të shtëna me armë në Gjermani, të paktën 5 viktima
Pamje nga vendi i ngjarjes

Policia njofton se disa persona kanë mbetur gjithashtu të plagosur. Rrethanat e ngjarjes mbeten të paqarta, ndërsa autoritetet thonë se nuk ka më rrezik për publikun...

Të paktën pesë persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur pas një incidenti me armë zjarri në qytetin Stade, në landin e Saksonisë së Poshtme, në Gjermani.

Sipas Policisë së Lüneburgut, e cila po koordinon komunikimin për rastin, dy persona të dyshuar janë arrestuar dhe aktualisht nuk ekziston më rrezik për popullsinë.

Ngjarja ndodhi të hënën, më 29 qershor, në rrugën Dankersstraße, ku policia zhvilloi një operacion të gjerë dhe u bëri thirrje banorëve të shmangnin zonën.

Të shtëna me armë në Gjermani, të paktën 5 viktima

Autoritetet nuk kanë dhënë ende një version përfundimtar mbi mënyrën se si ndodhi sulmi. Policia e Stade po mbledh prova dhe po analizon informacionet, ndërsa detaje të tjera pritet të publikohen gjatë pasdites. Edhe motivi i ngjarjes mbetet i paqartë.

Një zëdhënës i policisë i tha agjencisë Deutsche Presse-Agentur (dpa) se të shtënat ndodhën pranë një institucioni për të rinj. Ndërkohë, televizioni RTL raportoi se incidenti ka ndodhur brenda një qendre për të rinj. Në rrugën Dankersstraße ndodhet edhe një njësi banimi për nëna dhe fëmijë.

 

gjermani viktima arme

Lini një Përgjigje