TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Qershor 2026, 21:15

"Për ata që janë të fortë", protestuesit njoftojnë tubim nesër në Rrjoll!

Shkruar nga Pamfleti
"Për ata që janë të fortë", protestuesit
Arben Kola në protestë

Qindra qytetarë iu bashkuan mbrëmjen e sotme protestës së 30-të radhazi të organizuar në Tiranë kundër qeverisë.

Marshimi nisi nga sheshi "Skënderbej" dhe vijoi para Kryeministrisë, ku protestuesit ritheksuan kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa organizatorët njoftuan një tjetër protestë në Rrjoll gjatë ditës së martë.

Arben Kola, ka paralajmëruar se ditën e nesërme protestuesit do të mblidhen në Rrjoll, pasi aty është rivendosur gardhi që u hoq disa ditë më parë nga protestuesit.

“Nesër kemi dy beteja, një në Rrjoll për ata që janë të fortë dhe dinë të përdorin kazmat, levat, çekiçët dhe një do jetë para Parlamentit, apo Hajnamentit”, tha Kola.

Ngjashëm si në tubimet e mëparshme, organizatorët kanë deklaruar se kërkesa kryesore mbetet dorëheqja e Kryeministrit Edi Rama, duke theksuar se protestat do të vijojnë deri në përmbushjen e saj.

 

arben kola në protestë

Lini një Përgjigje