TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota29 Qershor 2026, 09:51

Goditje e dyfishtë për Venezuelën, pas tërmeteve vijnë përmbytjet shkatërruese

Shkruar nga Pamfleti
Goditje e dyfishtë për Venezuelën, pas tërmeteve vijnë
Venezuela nën ujë

Reshjet intensive shkaktuan daljen nga shtrati të lumenjve në shtetin Portuguesa, ndërsa autoritetet lokale raportojnë dëme të mëdha në infrastrukturë dhe qindra të pastrehë...

Venezuela po përballet me një tjetër fatkeqësi natyrore, pasi reshjet e dendura të orëve të fundit kanë shkaktuar përmbytje të mëdha në shtetin Portuguesa, rreth 500 kilometra në jugperëndim të Karakasit.

Sipas mediave lokale, disa lumenj dhe përrenj kanë dalë nga shtrati, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në rrugë dhe infrastrukturë. Deri tani nuk raportohen viktima.

Më të goditura janë zonat e komunës Unda, ku më shumë se 100 familje janë detyruar të braktisin banesat e tyre për shkak të përmbytjeve.

Koordinatorja e lëvizjes Vente Venezuela në shtetin Portuguesa, Maria Oropeza, deklaroi se komuna Chabasquen ndodhet në gjendje emergjence. Sipas saj, reshjet kanë prekur disa zona të qytetit, duke lënë rreth 350 persona pa strehë.

Sipas të njëjtave burime, dalja nga shtrati e një lumi ka shkaktuar përmbytje dhe dëme edhe në të paktën dy shkolla. Kjo situatë vjen më pak se dy muaj pas një stuhie tjetër që goditi të njëjtën zonë, duke shkaktuar një viktimë dhe dëme të konsiderueshme.

 

venezuela permbytje termete

Lini një Përgjigje