TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota29 Qershor 2026, 07:23

Tërmet me magnitudë 5,3 godet Kinën, 13 të plagosur

Shkruar nga Pamfleti
Tërmet me magnitudë 5,3 godet Kinën, 13 të plagosur
Ilustrim

Lëkundja sizmike goditi provincën Sichuan pranë qytetit Changning. Deri tani nuk raportohet për viktima, ndërsa qindra banorë janë larguar nga shtëpitë...

Një tërmet me magnitudë 5,3 të shkallës Rihter goditi të hënën provincën Sichuan të Kinës, sipas Qendrës Gjermane për Kërkime Gjeoshkencore (GFZ).

Tërmeti kishte një thellësi fokale prej 10 kilometrash, ndërsa epiqendra u lokalizua rreth 8 kilometra nga qyteti Changning.

Lëkundja sizmike ndodhi në orën 00:12 sipas kohës lokale të Pekinit. Sipas autoriteteve, deri më tani 13 persona janë shtruar në spital me lëndime, ndërsa nuk është raportuar asnjë viktimë.

Dëmet e shkaktuara nga tërmeti kanë detyruar të paktën 196 banorë të largohen nga shtëpitë e tyre.

Shërbimi kinez për menaxhimin e tërmeteve ka aktivizuar nivelin 3 të alarmit pas ngjarjes.

 

kina termet plagosje

Lini një Përgjigje