Aktori Kliti Roshi ka hedhur akuza të forta ndaj Robert Ndrenikës, duke deklaruar se ky i fundit e ka dhunuar fizikisht dhe e kishte larguar më parë nga puna.
Sipas Roshit, ai u shkarkua dhe më pas u përball me fyerje e dhunë nga Ndrenika. Ai përshkruan se drejtori i asaj kohe, i cili ishte gjithashtu deputet, Robert Ndrenika, e kishte hequr nga puna dhe e kishte trajtuar me një fjalor shumë ofendues.
Në mënyrë të drejtpërdrejtë Roshi thotë: “Më hoqën nga puna, dola i paaftë. Drejtori ynë i asaj kohe na ishte edhe deputet, ishte Robert Ndrenika. Ai më ka hequr nga puna, me fjalorin si një rrugaç rrugësh, më të ndyrë, që të përdori një fjalor të tillë, se sa Robert Ndrenika, nuk ka. Duke sharë dhe ofenduar rëndë, babain tim dhe familjen.”
Roshi tregon se pas shkarkimit kishte folur me Ndrenikën dhe i kishte drejtuar një paralajmërim, duke thënë se do të vijë një moment kur mandati i tij mund të mos jetë më i sigurt. Ai citon: “I kam thënë vetëm një fjalë, çfarë t’i bëj atij mandati që kenë xhep se ta tregoja unë se kush je, do të vijë një moment që nuk do ta kesh, atëhere mendohu mirë.” Sipas aktorit, pas këtij konfrontimi u përshkallëzua në dhunë fizike: “Më ka goditur fizikisht, bashkë me dy zagarë të tjerë që erdhën si badigardë të tij për të më rrahur”, ka deklaruar Roshi.
Në përshkrimin e tij, Roshi përmend gjithashtu ofendimet ndaj babait të tij, Kadri Roshit, si pjesë të trajtimit që thotë se mori nga Ndrenika. Ai tregoi se nuk e ka dashur Robert Ndrenikën në varrimin e të atit.
“Unë ka ngarkuar tre persona ditën e varrimit, për të mos e lejuar të hyjë brenda Robert Ndrenika. Ai ka hyrë hajdutshe, nuk doja ta pranoja. Nuk e kisha parë. Do ta kisha përzënë me shqelma. Më respekto vdekjen. Respekti është reciprok, boll që më shkatërrove”, tha ai.
Robert Ndrenika ka treguar fytyrën e vet prej bastardi me rastin e gëzimit qe e shprehu publikisht kur Janillatpsi ju dha nga Meta krimineli shtetësinë shqiptare. Ndrenika zbuloj fytyrën e tij dinake. U ekzaltuar nga gëzimi dhe beri nje postim ne fajsbukun e tij. Bastardi!
flliqesirat serbo-ruso shajne legjenden e kinematografis te famshin ROBERT, kurse kliti nuk djali i babait te vet te madhit Kadri, kliti eshte nje medioker i pavlefshem