Ish-banorja e “Big Brother VIP 4”, Egli Tako, ka rikthyer në vëmendje përjetimet e saj gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
E ftuar në emisionin “She’s on Top”, ajo ndau disa nga kujtimet dhe emocionet më të forta të asaj eksperience, duke u pyetur nëse do të ndryshonte apo fshinte ndonjë moment nga rrugëtimi i saj në reality show.
Egli u shpreh se nuk do të ndryshonte asgjë nga ajo që ka përjetuar.
“Për të fshirë nuk do ta fshija asnjë moment, sepse edhe po ta fshija unë, ai ekziston në çdo arkiva. Kështu që është e kotë të thuhet”, deklaroi ajo.
Më tej, ajo tregoi edhe një nga momentet më të bukura gjatë qëndrimit në shtëpi, që lidhet me festimin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës.
Sipas saj, ajo natë mbetet një nga më emocionueset e gjithë eksperiencës në “Big Brother VIP”.
“Ka qenë Dita e Pavarësisë së Kosovës… na vendosën muzikë patriotike dhe u futëm të gjithë në pishinë me rroba, pa mikrofona. Atë moment e mbaj mend si një nga më të gëzueshmet”, u shpreh Egli.
Rrëfimi i saj ka rikthyer reagime dhe diskutime në rrjet, ku fansat e formatit kanë risjellë në kujtesë momentet më të forta të sezonit të katërt të “Big Brother VIP Albania”, të cilin e fitoi Gjesti.
Lini një Përgjigje