TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Qershor 2026, 23:05

Mbyllet marshimi në Tiranë, të rinjtë “ngujohen” poshtë zyrës së Edi Ramës

Shkruar nga Pamfleti
Mbyllet marshimi në Tiranë, të rinjtë “ngujohen”
Protesta

Disa dhjetra qytetarë, kryesisht të rinj, kanë vendosur të qëndrojnë përgjatë gjithë natës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, poshtë zyrës së Kryeministrit Edi Rama, duke vijuar kështu rezistencën e tyre, deri në plotësimin e kërkesave, ku e para dhe e panegociueshme është largimi i Kreut të Qeverisë.

Protesta ka nisur në orën 19:00 në sheshin Skënderbej, atje ku zakonisht mblidhen qytetarët, para se të marshojnë drejt Kryeministrisë, ku për më shumë se dy orë mbahen fjalime dhe hidhen brohoritje kundër Kryeministrit Rama dhe klasës politike në tërësi.

Më pas nis marshimi në Tiranë, ku mbrëmjen e së dielën protestuesit kaluan përmes rrugës Myslym Shyri, më pas vijuan te Muhamet Gjollesha, bulevardi “Bajram Curri” për tu rikthyer më pas në bulevardin Dëshmorët e Kombit, përballë Kryeministrisë. Marshimi zgjati rreth 90 minuta, ndërsa mijëra qytetarë, kryesisht të rinj kërkuan largimin e Edi Ramës.

“Rama jepe dorëheqjen” është thirrja që oshëtim në rrugët e Tiranës, por jo vetëm, përgjatë 1 muaji, teksa “Jeni të mbaruar” është thirrja pasuese ndaj klasës politike në vend.

Në mbyllje të marshimit, një grup të rinjsh dhe të rejash kanë vendosur të qëndrojnë përgjatë natës në boulevard, edhe pse në orët e paradites, Policia e Shtetit ndërhyri duke larguar disa prej stolave që ishin vendosur nga të rinjtë, që përgjatë një jave e gdhijnë në boulevard, një protest simbolike, që paralajmëron Edi Ramën për rezistencë.

protesta marshimi bulevard

Lini një Përgjigje