TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Qershor 2026, 21:52

Rai 3: Protestat larguan Vuçiçin në Serbi, po Ramën do e rrëzojnë në Tiranë? (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Rai 3: Protestat larguan Vuçiçin në Serbi, po Ramën do e
Rama përballë protestave

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç njoftoi papritur dorëheqjen pas rreth një viti e gjysmë protestash të udhëhequra kryesisht nga të rinjtë dhe studentët. Paralelisht, edhe në Shqipëri vazhdojnë protestat kundër qeverisë...

Një ditë më parë, Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, njoftoi se do të qëndronte edhe për disa javë në këtë funksion dhe më pas do të largohej. Nuk dihet nëse ky paralajmërim i Vuçiç është një tërheqje nga politika, apo një rotacion, sikundër ka ndodhur edhe më parë, kur ai herë është shfaqur si Kryeministër dhe herë si President.

Ndërkohë në Shqipëri prej 1 muaji ka nisur një revoltë qytetare ndaj Kryeministrit Edi Rama, të cilit i kërkohet dorëheqja, ndërsa ai ka deklaruar se nuk ka ndërmend të dorëzojë “timonin” që mbi 800 mijë shqiptarë ia besuan në zgjedhjet parlamentare të majit 2025.

Televizioni italian RAI3 ka bërë një krahasim mes protestave në Serbi që po çojnë drejt dorëheqjes Aleksandar Vuçiç dhe manifestimeve në Shqipëri që kërkojnë largimin e kryeministrit Rama.

Gazetarja Flavia Paone ka ngritur pyetjen: a munden protestat qytetare kundër korrupsionit apo shpërdorimit të fondeve publike të kenë sukses?

Sipas medias italiane, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, njoftoi papritur dorëheqjen e tij, duke i dhënë fund një periudhe të gjatë presioni politik të shoqëruar me rreth një vit e gjysmë protesta në rrugë. Demonstratat u organizuan kryesisht nga të rinjtë dhe studentët, të cilët kanë ngritur akuza për korrupsion dhe kanë kërkuar ndryshime politike në vend.

Sipas Rai 3, dëshira për ndryshim që po shprehet nga brezi i ri në Serbi gjen jehonë edhe në Shqipëri.

Prej rreth një muaji, mijëra qytetarë protestojnë kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama dhe kundër projektit për ndërtimin e një resorti luksoz, i cili, sipas pretendimeve të raportuara, synon të zhvillohet nga dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump në një ishull ku jetojnë flamingot rozë.

Këto zhvillime kanë rikthyer në vëmendje ndikimin që mund të kenë protestat qytetare në proceset politike dhe në vendimmarrjen e institucioneve në Serbi dhe Shqipëri.

Nisur nga ajo që po ndodh në Serbi duhet të përgjigjemi “po”, por nëse flasim për Shqipërinë aty e ardhmja politike është e paqartë. Akuzat janë pak a shumë të njëjta, por Rama nuk ka ndërmend të dorëhiqet. Jemi në ditën e 29-të të protestave, por edhe të rinjtë shqiptarë duket se nuk kanë ndërmend të braktisin sheshet”, shprehet gazetarja italiane.

 

 

rai3 rama protesta

Lini një Përgjigje