Kryeministri Edi Rama ka ndarë detaje nga takimi i zhvilluar me presidentin francez Emmanuel Macron, duke e cilësuar atë një tjetër hap të rëndësishëm në forcimin e dialogut politik mes Shqipërisë dhe Francës.
Gjatë podkastit “Flasim”, Rama bëri të ditur se me presidentin francez diskutoi mbi ecurinë e partneritetit strategjik ndërmjet dy vendeve, si dhe për mbështetjen që Franca i jep procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Sipas kryeministrit, pjesë e bisedës ishin edhe zhvillimet që lidhen me të ardhmen e Bashkimit Europian dhe rolin që Franca luan në procesin e zgjerimit. Ai theksoi se Parisi mbetet një partner i rëndësishëm në avancimin e perspektivës europiane të Shqipërisë, duke nënvizuar edhe nevojën për mekanizma të rinj që do të përshpejtojnë procesin e integrimit.
“Në vijim, për Shënimet e Javës, kam veçuar vizitën në Paris dhe më pas atë në Gdansk. Së pari, në Francë, me ftesë të Presidentit Emmanuel Macron, në një takim që ishte një tjetër stacion në rrugën e një dialogu gjithmonë e më të ngushtë politik mes Shqipërisë dhe Francës, i ndërtuar gjatë viteve të fundit. Diskutuam mbi ecurinë e projekteve të partneritetit strategjik mes dy vendeve. Patjetër, cekëm çështjen e mbështetjes së Francës në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe diskutuam mbi hapat e deritanishëm dhe hapat që janë në proces, si dhe zhvillimet që lidhen me të nesërmen e Bashkimit Europian, ku Franca, si një nga vendet që ka një peshë domethënëse në raport me zgjerimin, ka një rol të rëndësishëm për sa i përket shtytjes më përpara të një ideje se perspektiva europiane e Shqipërisë dhe e vendeve të tjera që negociojnë është e padiskutueshme, por, nga ana tjetër, duhen gjetur mekanizma të rinj, gjë që u shkrua edhe në letrën e përbashkët të Presidentit Emmanuel Macron me Kancelarin Friedrich Merz. Nga ana tjetër, në fund të javës, shkova në Gdansk të Polonisë, në konferencën për rindërtimin e Ukrainës, ku u diskutua jo vetëm mbështetja për Ukrainën, por në tërësi arkitektura e sigurisë europiane në vitet që vijnë. Qëndrimi im, yni, i Shqipërisë, është i ditur; u rikonfirmua, ndërkohë që ishte po ashtu një vend i duhur, në kohën e duhur, për të nënvizuar se rindërtimi i Ukrainës dhe afrimi i mëtejshëm i Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Moldavinë dhe Ukrainën, në Bashkimin Europian, nuk duhen parë si dy procese të ndara, por si pjesë e të njëjtës qasje strategjike për një Europë më të qëndrueshme, për një Europë më të bashkuar, për një Europë më të sigurt“, tha ai.
Fshati digjej e kurva plake krihej. Ky luan budallain apo eshte kaq gomar sa te mos kuptoje qe, populli do e terheqe zvarre jashte nga kryeministria! Apo del verdalle neper shtete te tapose qypat me para e florinj qe na bere nga pukturat.
He me Francen vazhdoni, ne grope te mutit do perfundoni me ta, miqte e sllaveve.