Rama sulmoi sërish protestuesit, duke i akuzuar se po zhvillojnë një "inkuizicion" ndaj librit "The Albanian Files" dhe duke krahasuar reagimet e tyre me atmosferën e Revolucionit Kulturor Kinez.
Kryeministri Edi Rama ka ashpërsuar tonet ndaj protestuesve që kanë kundërshtuar librin "The Albanian Files", duke i krahasuar reagimet e tyre me një "inkuizicion" dhe me atmosferën e Revolucionit Kulturor Kinez.
"Nuk dua të flas për librin, por dua të flas për një inkuizicion që ka nisur lidhur me librin, një inkuizicion që buron nga fryma e bulevardit, ku protesta e filluar për natyrën ka krijuar shumë degë të tjera dhe një nga degët është pikërisht dega inkuizicionale, e cila përndjek, me akuza e shpifje, një nga grupet më të rëndësishme që i është afruar Shqipërisë në këto 30 vite", tha Rama.
Gjatë podcastit "Flasim", kreu i qeverisë tha se kritikat ndaj librit nuk janë debat intelektual, por një fushatë akuzash dhe shpifjesh ndaj autorëve dhe arkitektëve që kanë kontribuar në botim.
Sipas Ramës, libri është kthyer në objekt sulmi nga ajo që ai e quajti "inkuizicion revolucionar i protestës", ndërsa theksoi se botimi nuk është kontrolluar politikisht dhe se çdo autor ka pasur liri të plotë për të përzgjedhur tekstet dhe materialet e tij.
"‘The Albanian Files’ është vendosur në shënjestër nga inkuizicioni, se s’mund ta quaj dot intelektual, por nga inkuizicioni revolucionar i protestës, ndërkohë që nuk është libri im dhe nuk është një botim i kontrolluar prej meje. Unë kam dhënë vetëm një tekst parathënës, ndërsa çdo autor ka pasur pavarësi të plotë për materialet dhe tekstet e tij", u shpreh ai.
Kryeministri u ndal edhe te letra satirike e arkitektit Reinier de Graaf, ku i sugjerohet me ironi të bëhet "mbret", duke theksuar se ajo është keqinterpretuar qëllimisht si një mesazh politik.
"T’i qepesh një botimi të tillë, njësoj si të ishte koha e Revolucionit Kulturor Kinez dhe, mbi të gjitha, të kapesh me një tekst që është autoironik, i një arkitekti të njohur botërisht, ky është kulmi. Letra nuk është një thirrje reale që unë të bëhem mbret, por është pjesë e stilit satirik të autorit dhe është keqinterpretuar qëllimisht", shtoi ai.
Rama këmbënguli se letra është pjesë e stilit ironik të autorit dhe se përdorimi i saj për të sulmuar librin është dëshmi e një klime që, sipas tij, ngjan me periudhat më ekstremiste të historisë.
“Është një botim i ri i kohëve të fundit dhe ka brenda punët, projektet, idetë, shënimet e 60 arkitektëve dhe studiove me reputacion të padiskutueshëm ndërkombëtar që i lidh së bashku në gjithë faqet e librit, Shqipëria. Nuk dua të flas për librin, por për një inkuizicion që ka nisur lidhur me librin. Një inkuizicion që buron nga fryma e bulevardit ku protesta e filluar për natyrën ka krijuar shumë degë të tjera dhe një nga degët është dega inkuizicionale që përndjek, në kuptimin me fjalë, me akuza, me shpifje, një nga gjërat dhe një nga grupet më të rëndësishme që i janë qasur Shqipërisë së këtyre 30 viteve dhe historisë së Shqipërisë.
Njerëz që e kanë bërë emrin dhe historinë e tyre në skenën e arkitekturës botërore dhe janë mbledhur në Shqipëri duke dhënë kontribute që ndër të tjera, do të bëjnë që ky vend dhe vajzat e djemtë e këtij vendi, arkitektë, urbanistë, nesër të nxjerrin emër shqiptari që do të shkëlqejë në skenën e botës sepse ne kemi universitetin më të madh dhe prestigjioz në qiell të hapur të arkitekturës dhe zhvillimit urban ku arkitektë rrisin ekspertizën e tyre.
The Albanian Files është vendosur nën shënjestër nga inkuizicioni revolucionar i protestës, ndërkohë që nuk është libri im dhe as i botuar prej meje, unë thjesht kam dhënë aty një tekst parathënës që është krenari që si kryeministër i Shqipërisë, isha i ftuar ta shkruaja me gjithë këtë armatë arkitektësh dhe ka ardhur si projekt editorial tërësisht i pavarur dhe janë kontribute të studiove që punojnë në Shqipëri dy dekadat e fundit. Është diçka fenomenale, ka gjëra të diskutueshme, të kritikueshme, të debatueshme, por t’i qepesh një botimi të tillë dhe të kapesh me një tekst autoironik i një arkitekti që përfaqëson një prej studiove më të mëdha, është kulmi!.
Të gjithë pjesëmarrësit kanë pasur pavarësi të plotë, kanë caktuar reflektimet. Letra e hapur e De Graff është dëshmi e kësaj autonomie. Edhe titulli është ironi për një Shqipëri që vjen nga një kohë dosjesh ndërkohë që sot dosjet janë të tëra të hapura”, tha Rama ndër të tjera.
Mahatma Gandhi nisi lëvizjen e tij paqësore duke kundërshtuar sundimin kolonial britanik përmes mosdhunës (ahimsa) dhe mosbindjes civile (satyagraha). Ai u bëri thirrje njerëzve të mos përdornin dhunë, por të refuzonin ligjet e padrejta, të bojkotonin produktet britanike dhe të mbështeteshin te puna dhe prodhimi vendas. Lëvizja u zgjerua gradualisht dhe u bë masive, me miliona indianë që morën pjesë në protesta paqësore, greva dhe marshime. Një nga ngjarjet më të njohura ishte Marshi i Kripës, kur Gandhi udhëhoqi një marshim për të sfiduar taksën britanike mbi kripën. Edhe pse shumë protestues u arrestuan dhe u përballën me dhunë, ata vazhduan të protestonin pa përdorur forcë. Kjo tërhoqi vëmendjen ndërkombëtare dhe rriti presionin ndaj Britanisë. Në fund, pas vitesh rezistence paqësore dhe ndryshimeve politike pas Lufta e Dytë Botërore, India fitoi pavarësinë në vitin 1947. Udhëheqja paqësore e Gandhit luajti një rol vendimtar në mobilizimin e popullit dhe në arritjen e saj.
Kujtoni si u mek i forti Rama kur reagoi pas protestes per pagesen tek trau i rruges se Kombit. I merrej fryma dhe me zor fliste ishte ne gjendje mjerane. Pra kujtoni ato pamje sa here ky trimerohet dhe kercenon.
Ky liber shpreh ne formen me te qarte idete e tua per shitjen e SHQIPERISE nepermjet rembimit te pronave me oligarket dhe krimin. Ky tregon me se miri vizionin tend o hajdut. Nje prove me shume dhe e efekteshme ne nivel nderkombetar. Do paguash o hajdut. Me keta arkitektet e tu shkaterove Bregdetin, shkaterove Tiranen qe e katandise ne nje qytet pa trotuare. Trotuari eshte pjese e rendesishme e jetes se perditeshme te nje njeriu. Ti grabit cdo gje me stil, nga parate te hapesira dhe jeta e shqiptareve te thjeshte.
Sa te mire dhe te zgjuar jane "t'hujt"..Sa te "qelbur dhe te paditur" jane Shqipetaret..Apo jo Rame????
Mistra qe enderron te behet mbret! Mbreter kemi degjuar e pare, por "kumbare" te behen mbreter, vetem ne Shwiperi po tenton te ndodhi ! Krahas ligesive, duhet te kete edhe ndonje patologji tjeter. Cudi eshte se jane semurur edhe ata qe i shkojne pas edhe pse ai po e shpie veten dhe vendin drejt humberes. Vetem ne nje pavion te parlamentit, dallojne nja 83 te tille.
Doli ky llumi, kokra hajdutit na ben moral. Ben si i zgjuar ky moster qe shkaterroi me psikopatine e tij nje popull te tere. 1 ora nuk duhet lene ne ate zyre. Ka mbi 20 vjet ne pushtet qe ne menyre te papergjegjshme vazhdon me kokefortesi projektin e tij famekeq per shkaterrimin e ketij vendi. Edi Rames as nuk i interesoj e shqiptaret po fare. Eshte programuar per ti sherbyer interesave te erreta qe jane ne thelb fitimprurese dhe kunder ketij kombi.
Rama nje figure e Konami’s politike ne Shqiperi . Pushteti I gjate e ka kisumu Terresisbht , 14 vite KM , qe paguan dhjetra miljarde euro per Te demur ne pushtet , dhe 18 vite KB ne Tirane pra 32 vite ne pushtet , dhe me pafytyresi kerkon akoma Te rrije , awe I Konami’s eshte sa ne cdo lag vetem budallalleqe thote . Protestat Kane Arthur Raman ne momentum kritik per Shqiperine dhe popullin , Jane Shpresa se ky vend e popull do shpetoje nga Ky diktatore I pafytyre qe si palace qe eshte kerkon Te behet dhe mbret , ne Mrs Te Europes me 2026 , Ky nuk ka as fe as atdhe , as nder e namuz , eshte nje qelbesire