TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Qershor 2026, 14:41

"Po varrosin një tjetër perlë natyrore", denoncimi i Ina Zhupës: Gryka e Skoranës është shkatërruar

Shkruar nga Pamfleti
"Po varrosin një tjetër perlë natyrore", denoncimi i
Foto nga videoja e Ina Zhupës

Kryetarja e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën dhe njëkohësisht deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa, ka reaguar për gjendjen e Grykës së Skoranës.

Ajo ka akuzuar qeverinë se ka lejuar degradimin e një prej zonave natyrore më të njohura pranë Tiranës.

Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, Zhupa shprehet se zona është dëmtuar nga hedhja e inerteve dhe aktiviteti i pakontrolluar i firmave ndërtuese, ndërsa kërkoi hetimin e rastit dhe vënien para drejtësisë të përgjegjësve.

"Edhe Kanioni i Erzenit u masakrua. Qeveria Rama po varros një tjetër perlë natyrore të Tiranës. Kjo video tregon një krim mjedisor që nuk mund të fshihet me propagandë. Gryka e Skoranës, një nga destinacionet më të bukura natyrore të Tiranës, është shkatërruar nga hedhja e inerteve dhe aktiviteti i pakontrolluar i firmave ndërtuese. Aty ku dikur familjet, të rinjtë dhe turistët shijonin natyrën dhe ujërat e Erzenit, sot ka mbetur vetëm shkatërrim", tha ajo.

Deputetja e PD-së e cilësoi situatën si pasojë të keqqeverisjes dhe jo të faktorëve natyrorë, duke kërkuar reagim nga institucionet.

"Kjo nuk është fatkeqësi natyrore, por pasojë e një qeverisjeje që ka braktisur mbrojtjen e mjedisit dhe ka zgjedhur t'u shërbejë interesave të klientëve të saj. Duhen hetuar dhe vënë para ligjit përgjegjësit dhe forcuar ligjet dhe kontrollet në mbrojtje të pasurive tona natyrore", u shpreh Zhupa.

Gjithashtu, deputetja kritikoi mënyrën se si qeveria promovon turizmin, ndërkohë që lejon dëmtimin e zonave natyrore.

"Shqipëria nuk mund të vazhdojë të humbasë një e nga një perlat e saj, ndërsa qeveria shet propagandë për turizmin, por lejon shkatërrimin e vetë natyrës që e bën këtë vend unik. Për çfarë turizmi do të flasim në Tiranë?! Turizmin e ndërtimit, turizmin e betonit?", tha ajo.

1 Komente

  1. F
    Filloni Revoltën e H2O-së të Parë Pas Pelikanëve

    Qytetarët janë në anën e gabuar. Ata duhet të revoltohen për HEC-e të vogla dhe të pastrojnë lumenjtë nga mbeturinat. Filloni me burimin e shkatërrimit dhe më pas arrini në bregdet!

    Lini një Përgjigje