Një i ri i kërkoi partneres të martohej me të mes protestuesve, ndërsa tubimi qytetar vijoi me marshimin e planifikuar në kryeqytet.
Protesta qytetare e zhvilluar mbrëmjen e së dielës para godinës së Kryeministrisë në Tiranë u ndërpre për pak çaste nga një moment i pazakontë.
Një i ri zgjodhi ta shfrytëzonte tubimin për t’i propozuar martesë partneres së tij. Ai u ul në gjunjë përpara saj, ndërsa çifti ndodhej mes protestuesve që mbanin pankarta dhe flamuj.
E reja reagoi e surprizuar, ndërsa propozimi u shoqërua me duartrokitje dhe brohoritje nga të pranishmit. Pas pranimit të propozimit, çifti u përqafua dhe u puth.
Ndërkohë, protesta vijoi edhe pas këtij momenti, me organizatorët që pritet të nisin marshimin në rrugët e Tiranës.
Lini një Përgjigje