TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Qershor 2026, 21:22

Shqiptarja e parë kryebashkiake në Itali: Edi Rama është në ngrysjen e karrierës së vet!

Shkruar nga Pamfleti
Shqiptarja e parë kryebashkiake në Itali: Edi Rama është
Sindi Manushi

Sindi Manushi, shqiptarja e parë që është zgjedhur kryebashkiake në Itali, iu bashkua protestës së 29-të të zhvilluar para godinës së Kryeministrisë në Tiranë, ku mbajti një fjalim para protestuesve.

Gjatë fjalës së saj, Manushi kritikoi qeverisjen e kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se, sipas saj, ai ka ndërtuar përgjatë 13 viteve një model të bazuar te propaganda dhe fasada.

"Edi Rama është në ngrysjen e karrierës së vet, ndërsa kjo protestë është në ngjitje. Prej 13 vitesh merret vetëm me fasadë dhe propagandë", u shpreh ajo.

Manushi tha gjithashtu se, sipas saj, kryeministri gabon nëse mendon se qytetarët do të heqin dorë nga kundërshtimi ndaj qeverisë.

"E gënjen mendja se do të shkrihemi. Qytetarët do të vazhdojnë të ngrejnë zërin deri në ndryshimin që kërkojnë", deklaroi ajo para pjesëmarrësve në tubim.

"Nuk kam ardhur si institucion. Nuk jam observatorë. Jam njëra prej jush. Jam shqiptare dhe ju jeni njerëzit e mi. Erdha për tju falënderuar për guximin e treguar gjatë këtyre ditëve. Ju të dashur bashkë-kombas arritët të shqyet vellon e hipokrizisë me të vilët ka qeverisur Rama në 13 vjet. E nisi karrierën duke u marrë më fasada pallatesh dhe vijon të merret me fasada propagandë për kundër realitetit shqiptar. Por ju jeni realiteti shqiptar. Mos u dorëzoni, organizohuni. Në lëvizje. Sepse borxhin që do lenë partitë në parlament do e zëvendësoni ju. Mos kini frikë të bëni politikë. Politika është e juaja. Shqipëria është e juaja. Vendi është i juaji. E gënjen mendja ER se do shkrihemi nga vapa e do përçahemi. Këtu na ka, këtu do na ketë. Ta dini se ju jeni dhe përfaqësuesit edhe njerëzve që kanë frikë të vijnë këtu. Atyre do iu dëgjohet zëri me anë të votës, shumë shpejt. E gënjen mendja Edi Ramën se ne do përfundojmë duke qenë ai në fund  në ngrysjen e karrierës së tij. Ne jemi në fillim. Ju jeni fati i Shqipërisë. Ju jeni e ardhmja. faleminderit që ekzistoni."-u shpreh më tej ajo.

protesta sindi manushi

1 Komente

  1. T
    Tony

    Qe me fjaline e pare e paska dhjere kjo vajza. Ne Itali je kryebashkiake, te lumte e na ben krenare. Ne Shqiperi je bije e Shqiperise, kaq. Ne Shqiperi, ne punet e Shqiptareve nuk ka institucion e huaj te pranohet. Shqiperia i perket Shqiptareve e jo institucioneve te huaja. Mos na i vini re ne pleqve ca fjale shqeto, se nuk na mban me shpirti i vuajtur.

    Lini një Përgjigje