TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Qershor 2026, 20:13

Aktivisti në protestë: "Kopshti i Edenit" kushtoi 4 milionë euro, ndërkombëtarët të mbajnë qëndrim!

Shkruar nga Pamfleti
Aktivisti në protestë: "Kopshti i Edenit" kushtoi 4
Andi Tepelena

Gjatë protestës së 29-të kundër kryeministrit Edi Rama, aktivisti Andi Tepelena ngriti akuza ndaj kreut të qeverisë, duke pretenduar se projekti i njohur si "Kopshti i Edenit" ka kushtuar rreth 4 milionë euro.

"Ai ka ndërtuar Kopshtin e Edenit. Nuk ka transparencë se si është paguar. FSHZH thotë se nuk e kemi bërë ne. Atëherë si është bërë? Rama punon me oligarkët dhe shpenzon 4 milionë euro për kapriçot e tij", u shpreh Tepelena gjatë fjalës së tij.

Aktivisti akuzoi gjithashtu qeverinë për hartimin e ligjeve që, sipas tij, cenojnë interesat e qytetarëve shqiptarë, duke pretenduar se po përgatitet një projektligj që do t'u mundësojë të huajve të përfitojnë prona në Shqipëri.

Në fund të fjalës së tij, Tepelena u bëri thirrje edhe përfaqësuesve ndërkombëtarë të mbajnë një qëndrim lidhur me situatën politike në vend.

"Ndërkombëtarët të ndajnë mendjen a janë me popullin shqiptar apo janë me Ali Babën dhe 40 hajdutët", deklaroi ai para protestuesve.

andi tepelena protesta

Lini një Përgjigje