TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Qershor 2026, 20:10

Revolta kundër Ramës, protestuesi thirrje policisë: Mos provokoni, mos zbatoni urdhërat

Shkruar nga Pamfleti
Revolta kundër Ramës, protestuesi thirrje policisë: Mos
Protesta

Tubimi u shoqërua me thirrje kundër kryeministrit dhe apel për të shmangur provokimet gjatë protestës...

Protesta e 29 kundër kryeministrit Edi Rama po zhvillohet këtë të diel, ku pjesëmarrësit kanë përsëritur kërkesën për largimin e kreut të qeverisë dhe kanë bërë thirrje për vazhdimin e qëndresës.

Gjatë tubimit janë dëgjuar slogane si: "Shqiptarët njëzëri kërkojnë largimin e kryeministrit", "Asnjë njeri nuk është më i madh se Shqipëria" dhe "Edi Rama, dil në bulevard. Atdheu është i yni, jo biznes privat".

Një prej protestuesve deklaroi se qëllimi i tubimit është dorëheqja e qeverisë dhe ndryshimi i sistemit që ai e cilësoi të inkriminuar. Sipas tij, pjesëmarrësit janë të vendosur të vijojnë protestën deri në arritjen e këtij objektivi.

Ai u bëri thirrje efektivëve të Policisë së Shtetit të mos ndërmarrin veprime që mund të krijojnë tensione gjatë protestës, edhe në rast se marrin urdhra në këtë drejtim. Njëkohësisht, u kërkoi protestuesve të shmangin çdo reagim ndaj provokimeve, duke pretenduar se gjatë javës së fundit ato janë shtuar.

Protesta vijon në bulevard, ndërsa pjesëmarrësit kanë deklaruar se do ta vazhdojnë mobilizimin e tyre me kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit.

 

protesta rama policia

Lini një Përgjigje