TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Qershor 2026, 19:29

“Nuk tërhiqemi”, nismëtari i protestës: Ramës ia ulëm armët, do e rrëzojmë paqësisht

Shkruar nga Pamfleti
“Nuk tërhiqemi”, nismëtari i protestës: Ramës ia
Ilir Xhemalaj

Sot zhvillohet protesta e 29 rradhazi kundër Kryeministrit Edi Rama. Në formën e një revolucioni të pagëzuar me emrin “flamingo”, qytetarët prej pothuajse 1 muaji kërkojnë largimin e Ramës si Kryeministër, ndërsa reagimi i tyre është edhe një revolt ndaj klasës politike në tërësi, që konsiderohet përgjegjëse për gjendjen ku ndodhet vendi.

Një prej nismëtarëve të protestës, Ilir Xhemalaj, në një intervistë në Neës24, tha se protesta nuk do të ndalet.

Ai tha se protestat do të vazhdojnë çdo ditë, ndërsa trupi diplomatik i akredituar në Tiranë, është i informuar lidhur me 5 pikat e parashtruara pak ditë më parë nga protestuesit.

“Ne jemi të interesuar që zërin e popullit shqiptar ta çojmë sa më lart në të gjitha institucionet diplomatike. Nesër do të vijnë një grup europarlamentarësh kryesisht të partive të gjelbër. Forca jonë është ai shesh dhe ne nuk do ta lëshojnë atë shesh.

Kjo protestë nuk duhet të përshkallëzojnë në dhunë dhe kjo ka bërë që kryeministri të ulë armët e tij. Në pushtet ka ardhur nga një protestë ku kishim katër të vrarë”, tha ai.

Ai akuzoi Ramën dhe mbështetësit e tij për mendësi komuniste.

"Kanë mendësi komuniste, të bëjnë biografinë deri në brezin e shtatë. Tipar i liderit diktatorial. nuk duhet të merret me protestuesit, ata janë të qetë. lejojmë këdo që të flasë dhe të artikulojë mendimet e tija", tha ai. 

 

protesta rama xhemalaj

Lini një Përgjigje