Në Tiranë po zhvillohet protesta e rradhës e qytetarëve kundër kryeministrit Edi Rama dhe klaësës politike në përgjithësi, të cilën e bëjnë përgjegjëse për 36 vitet e tranzicionit shqiptar.
Marshimi nisi nga sheshi Skëndërbej dhe vijoi përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për tu ndalur te Kryeministria.
“Edi Rama o legen, prite popullin se po vjen”, “Edi Rama o tradhëtar, jep dorëheqjen sa më parë”, “Shqipëria e re”, “Ju erdhi fundi”, “Rama n’burg, Berisha n’burg”, “Edi Rama o tradhëtar, me Shqipërinë mos bëj pazar”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, janë disa nga thirrjet që protestuesit kanë hedhur gjatë marshimit të tyre.
Kjo është protesta e 29 që zhvillohet pa ndërprerje ndaj Kryeministrit Edi Rama, i cili ka përjashtuar çdo opsion për t’u larguar nga zyra qeveritare, duke u shprehur se ka një “kontratë” me mbi 800 mijë votuesit shqiptarë që i dhanë mandatin e 4-rt për të drejtuar vendin.
“Dorëheqje, dorëheqje” ishte një tjetër thirrje drejtuar Kryeministrit, i cili sipas disa raportimeve ndodhet në një prej vilave qeveritare në jug të vendit.
“Edi Rama ka mbaru, ka mbaru, ka mbaru”, “Edhe Sala ka mbaru, ka mbaru, ka mbaru”, ishin të tjera thirrje të protestuesve, për të treguar revoltën jo vetëm ndaj Kryeministrit, por edhe kreut të opozitës, që konsiderohet si një “i shitur”.
Lini një Përgjigje