
Pas përfundimit të fjalimeve para godinës së Kryeministrisë, mijëra protestues nisën marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.
Kolona e qytetarëve kaloi pranë Drejtorisë së Policisë dhe aktualisht ndodhet në zonën e ish-Bllokut, ku protestuesit kanë ndaluar në disa pika për të brohoritur sloganet e tyre.
Gjatë marshimit janë dëgjuar vazhdimisht thirrje kundër kryeministrit Edi Rama, por edhe ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.
"Edi Rama ka mbaru, edhe Sala ka mbaru", "Rama jep dorëheqjen", "Shqipëria kërkon revolucion", "Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve", "Poshtë patronazhistët" dhe "Ju erdhi fundi", ishin disa nga thirrjet që u përsëritën në kor nga pjesëmarrësit.
Protestuesit mbanin pankarta dhe flamuj kombëtarë, ndërsa marshimi vijon nën masa të shtuara sigurie në rrugët e kryeqytetit.
Lini një Përgjigje