Një histori shprese ka dalë nga rrënojat e lëna pas nga dy tërmetet shkatërruese që goditën Venezuelën.
Ekipet e kërkim-shpëtimit, të cilat vazhdojnë operacionet në qytetin La Guaira, nxorën të gjallë një foshnjë vetëm 18-ditëshe, mes duartrokitjeve dhe emocioneve të njerëzve që ndiqnin me ankth përpjekjet e shpëtimit.
Babai i foshnjës priste me ankth pranë vendit të operacionit, derisa më në fund mundi ta merrte të voglin në krahë.
Sipas agjencisë AFP, pak më vonë nga rrënojat u shpëtua e gjallë edhe nëna e foshnjës.
Operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë në zonat e goditura, ndërsa autoritetet përpiqen të gjejnë mijëra persona që rezultojnë ende të zhdukur.
Sipas bilancit më të fundit, të paktën 920 persona kanë humbur jetën, 3.360 të tjerë janë plagosur, ndërsa mbi 39 mijë persona rezultojnë ende të zhdukur në të gjithë vendin.
An 18 day old baby rescued from the earthquake rubble in Venezuela is handed back to the Father. Notice the joy and love on everyone’s face especially the Father… can you imagine how he feels right now? pic.twitter.com/LLOUiHWm37
— Leah Rain ✝️????????????????️ (@LeahRain77) June 26, 2026
Lini një Përgjigje