TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Qershor 2026, 20:02

"Hey Rama, të urrejmë falas!", "Profesioni im: Mashtrues", pankartat më pikante në protestën e 28-të

Shkruar nga Pamfleti

"Hey Rama, të urrejmë falas!", "Profesioni im:

Mes ironisë, satirës dhe mesazheve politike, protestuesit përdorën pankarta kreative për të shprehur pakënaqësinë ndaj kryeministrit Edi Rama dhe për të përcjellë kërkesat e tyre për ndryshim.

Protesta e 28-të kombëtare kundër qeverisë nuk u karakterizua vetëm nga pjesëmarrja e lartë e qytetarëve, por edhe nga pankarta me mesazhe të forta, ironike dhe kreative, të cilat kishin në shënjestër kryeministrin Edi Rama dhe klasën politike.

Qytetarët mbushën bulevardin me pankarta në shqip dhe anglisht, duke përcjellë mesazhe kundër korrupsionit, qeverisjes dhe asaj që ata e cilësojnë si mungesë dëgjimi ndaj kërkesave të qytetarëve.

Një nga pankartat më të komentuara mbante mesazhin: "Flet për rindërtimin e Ukrainës, po nuk dëgjon shqiptarët në rrugë", ndërsa një tjetër ironizonte kryeministrin me fjalët: "Çfarë profesioni ke? Profesioni im: Mashtrues. – Njeri më të ndershëm nuk ke".

Nuk munguan as pankartat satirike, ku protestuesit i drejtoheshin Ramës me pyetjen: "Do bëni pushime këtë vit?", shoqëruar me përgjigjen ironike: "Unë faktikisht do jem në protestë tanë kohën. Ja kalofshit sa ma mirë".

Në mesin e turmës u panë edhe mesazhe në anglisht, si: "Albania belongs to its people" dhe "Day 28. We are still here. Democracy can't wait", të cilat synonin të tërhiqnin vëmendjen e opinionit ndërkombëtar dhe mediave të huaja të pranishme në protestë.

Një tjetër pankartë shkruante: "Hey Rama, nobody paid us to be here! We all hate you for free!", ndërsa një tjetër theksonte: "Kapital po, anonimitet jo. Shqipëria nuk është në shitje".

Në protestë u shfaqën edhe pankarta që kërkonin veprim nga drejtësia, si dhe mesazhe që lidhnin çështjen e hidrocentraleve me SPAK-un. Po ashtu, nuk munguan karikaturat dhe ilustrimet satirike që ironizonin figurat politike.

Ndër pankartat më të forta ishte edhe ajo me fotomontazhin e Edi Ramës dhe Sali Berishës pas hekurave, me mbishkrimin: "Ju erdhi fundi!", e shoqëruar me sloganin: "Rama në burg, Berisha në burg!".

Pankartat u shndërruan në një nga elementët më të spikatur të protestës së 28-të, duke reflektuar përmes ironisë, satirës dhe mesazheve politike pakënaqësinë e një pjese të protestuesve ndaj qeverisë dhe klasës politike.

proteste pankarta

1 Komente

  1. T
    Tony

    Shiheni o dele qe hani bar, shiheni ate pallatin qe gjoja ka portretizuar Skenderbeun, ne fakt ka portretizuar surratin e vet rrugaci. Po ate pallatin me harten e Shqiperise pse e ka bere, pse, qe te bindi Shqiptaret e miqte serbe qe ja ne nuk kemi pretendime me shume se harta. Kjo lloj procke nuk duhej ndertuar, sidomos ne nje kohe, kur kerkesa per bashkimin kombetar te trojeve Shqiptare lene jashte kufijve eshte imediat e i nxehte.

    Lini një Përgjigje