
Kërkesa kryesore mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, ndërsa grupi koordinues i protestës ka bërë publike edhe kërkesa të tjera, si krijimi i një qeverie teknike tranzitore, ndryshime kushtetuese, reformim të Kodit Zgjedhor dhe kufizimin e mandateve të kryeministrit.
Qytetarët nuk ndalin revoltën kundër qeverisë dhe kastës politike. Sot mbahet dita e 28 e protestës, ku pritet sërish pjesëmarrje masive.
Protestuesit janë mbledhur fillimisht në Sheshin "Skënderbej", prej nga kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë, ku pritet të zhvillohen fjalimet dhe të përsëriten kërkesat që tashmë janë bërë boshti i kësaj lëvizjeje qytetare.
Ajo që nisi 28 ditë më parë si një protestë kundër projektit turistik në Zvërnec është shndërruar gradualisht në një lëvizje të gjerë kundër qeverisë së Edi Ramës dhe gjithë kastës politike. Me kalimin e ditëve, protestës i janë bashkuar qytetarë nga shtresa dhe bindje të ndryshme, duke e kthyer atë në një revoltë që kërkon ndryshim të sistemit politik.
Kërkesa kryesore mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, ndërsa grupi koordinues i protestës ka bërë publike edhe kërkesa të tjera, si krijimi i një qeverie teknike tranzitore, ndryshime kushtetuese, reformim të Kodit Zgjedhor dhe kufizimin e mandateve të kryeministrit.
Edhe sot, gjatë marshimit, në rrugët e Tiranës po jehojnë thirrjet që kanë shoqëruar protestën që nga ditët e para: "Rama ik", "Rama jep dorëheqjen", "Rama në burg", "Berisha në burg", "Shqipëri e re", ndërsa qytetarët akuzojnë klasën politike se ka dështuar të përfaqësojë interesat e tyre.
Organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje sa më të madhe në protestën kombëtare të kësaj të shtune, duke e cilësuar atë si një tjetër moment kyç të lëvizjes qytetare, e cila prej 28 ditësh vijon pa ndërprerje dhe po ushtron presion në rritje ndaj qeverisë dhe gjithë klasës politike.
Uluni 15minuta para kullave te Ilir Shtufit dhe Ardi Kollcakut, Orest Sotes me shoke! Ato jane simbol i sistemit dhe pastrimit te parave! Pankartat ne anglisht dhe 5 fhale si pamflet per keto simbole korrupsioni. Shkoni 15minuta te AZHT dhe denonconi kriminelen e lejeve.