Një fluturim që kishte nisur si një përvojë e veçantë për një grup parashutistësh përfundoi në tragjedi, pasi një avion i vogël civil u rrëzua mëngjesin e së dielës në Tomblaine, pranë qytetit të Nancy, në verilindje të Francës.
Sipas informacioneve të raportuara, në aksident humbën jetën gjithsej 11 persona.
Avioni ishte ngritur nga aeroporti i Nancy-t dhe transportonte një grup parashutistësh, të cilët do të kryenin kërcimin e tyre të parë. Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje u angazhuan forca të shumta të emergjencës, ndërsa autoritetet krijuan një perimetër sigurie.
Avioni i rrëzuar ishte i tipit Pilatus me regjistrim gjerman, një model që përdoret zakonisht për fluturime me parashutistë.
JUST IN: 11 killed after plane crashes in Tomblaine, France pic.twitter.com/gBKb4TgKEu
— Rapid Report (@RapidReport2025) June 28, 2026
Në vendngjarje shkoi prefekti i departamentit Meurthe-et-Moselle, Yves Seguy, ndërsa ministri i Brendshëm i Francës, Laurent Nuñez, pritet të mbërrijë për të ndjekur nga afër zhvillimet.
Policia Kombëtare franceze u bëri thirrje qytetarëve të shmangin zonën pranë rrugës Salvador Allende, për të lehtësuar punën e shërbimeve të emergjencës dhe forcave të rendit.
Lini një Përgjigje