Irena Beqiraj ka reaguar ashpër ndaj Baton Haxhiu, duke e cilësuar atë "ushtar të propagandës" dhe thekson se analisti është ndër ata që përfitojnë mbështetje nga pushteti.
Ish-zëvendësministrja e Financave, Irena Beqiraj, ka reaguar ashpër në rrjetet sociale. Ajo ka krahasuar mënyrën se si trajtohen kosovarët që mbështesin protestat në Shqipëri dhe ata që konsiderohen pranë pushtetit.
Në një postim në Facebook, Beqiraj akuzon se persona të caktuar nga Kosova që mbështesin qeverinë shqiptare përfitojnë favore, ndërsa ata që solidarizohen me protestuesit etiketohen ndryshe.
Në reagimin e saj, ajo përmend me emër Baton Haxhiun, duke e cilësuar si pjesë të propagandës së pushtetit dhe ka ngritur akuza për mënyrën se si trajtohen zërat kritikë.
"Që të jesh një Kosovar i mirëpritur në Tiranë duhet shkruash si Batoni!", shkruan Beqiraj.
Ish-zëvendësministrja e mbyll reagimin me një pyetje ironike drejtuar Haxhiut: "Për të gjithë përfituesit e parave me thasë si puna e Batonit edhe armatës së arkitektëve, vizioni ishte i qartë e ndaj nuk u duhej rotacioni, madje as zgjedhjet, apo jo Baton?".
"Fundja përse na duhej Rotacioni?!
Kosovarë si Batoni që dallohet si ushtar i propagandës ose i kushtëzimit të mendjeve me sasi të mëdha informacionesh të paqarta, që i shpërndahen për qëllime paramenduara e duan në Tiranë.
Madje çdo kosovar që e ka valixhen të mbushur më shumë me hesape sesa rroba, dhe ambicjen më të mprehtë se uria, Tirana zyrtare i ushqen me para në bordero konçensionarësh.
Kosovarët e lirë të cilët i bashkohen protestës së vëllezërve shqiptarë i trajton si diversantë...
Që të jesh një Kosovar i mirëpritur në Tiranë duhet shkruash si Batoni!
Fundja për të gjithë përfituesit e parave me thasë si puna e Batonit edhe armatës së Arkitektëve vizioni ishte i qartë, i matshëm e ndaj nuk u duhej rotacioni madje as zgjedhjet, apo jo Baton?!", shkruan Beqiraj në reagimin e saj.
Lini një Përgjigje