Një vatër zjarri është shfaqur mesditën e sotme në periferi të qytetit të Vlorës, pranë ish-fushës së aviacionit, duke alarmuar banorët e zonës.
E favorizuar nga era dhe temperaturat e larta, zjarri u përhap me shpejtësi në një sipërfaqe me barishte të thata dhe shkurre, ndërsa flakët iu afruan banesave, duke rritur rrezikun për banorët.
Sipas banorëve, situata të tilla janë kthyer në një problem të përsëritur çdo verë. Ata fajësojnë mungesën e pastrimit dhe mirëmbajtjes së territorit, duke kërkuar ndërhyrje më të shpejtë nga Bashkia e Vlorës dhe institucionet përgjegjëse.
"Ky është shteti. Vendi është barut. Këtu vit për vit 5-6 herë ky problem është. Kanë ardhur ato të pastrimit, pastruan cik këtu dhe ikën. Problem këtë punë kemi. Ka një javë që merr zjarri", tha një prej banorëve për mediat.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin e vatrës dhe vënien e flakëve nën kontroll, me qëllim shmangien e përhapjes së tyre drejt zonave të banuara.
Lini një Përgjigje