TAGS-AT E JAVËS

Sport27 Qershor 2026, 15:56

Kupa e Botës/ Gjermania gjen Paraguain, Franca “peshkon” Suedinë; konfirmohen disa prej çifteve të fazës me eliminim direkt

Shkruar nga Pamfleti
Kupa e Botës/ Gjermania gjen Paraguain, Franca “peshkon”
Kupa e Botës

Faza me eliminim direkt e Kupës së Botës po merr formë, teksa mbeten edhe gjashtë ndeshje për t’u zhvilluar përpara se të kompletohet tabela e raundit të ardhshëm.

Mes çifteve të para të konfirmuara është ai mes Gjermanisë dhe Paraguait, ndërsa Franca do të përballet me Suedinë. Fituesit e këtyre dy ndeshjeve do të ndeshen mes tyre në fazën e 1/8-ave.

Një tjetër duel që pritet me interes është ai mes Argjentinës, kampione në fuqi e botës, dhe debutueses së turneut, Kepit të Gjelbër. Ekipi që do të sigurojë kualifikimin nga kjo përballje do të luajë në 1/8-at me fituesin e sfidës Australi–Egjipt.

Po ashtu është konfirmuar edhe përballja mes Bregut të Fildishtë dhe Norvegjisë. Fituesi i këtij takimi do të ketë përballë në raundin pasues skuadrën që do të triumfojë në duelin Brazil–Japoni.

Ndërkohë, disa prej përfaqësueseve të kualifikuara, si Spanja, Belgjika, Meksika, Zvicra, Kolumbia dhe Senegali, vijojnë të presin për të mësuar kundërshtarët e tyre në fazën me eliminim direkt, pasi skema e plotë e turneut ende nuk është kompletuar.

Kupa e Botës/ Gjermania gjen Paraguain, Franca “peshkon”

kupa e botës çiftet me eliminim direkt

Lini një Përgjigje