Kapiteni i Francës, Kylian Mbappé është bërë viral me sjelljen e tij në fitoren bindëse 4-1 ndaj Norvegjisë.
Gjeti i tij i pazakontë ndaj arbitrit anglez Michael Oliver, është komentuar gjerësisht në rrjetet sociale.
Në minutën e 87-të, kur sulmuesi francez u zëvendësua nga Jean-Philippe Mateta. Sipas rregullave të reja të FIFA-s, një futbollist i zëvendësuar duhet të largohet nga fusha brenda 10 sekondave, përndryshe lojtari që hyn në fushë duhet të presë edhe një minutë shtesë.
Në vend që të dilte menjëherë, Mbappé iu afrua arbitrit Michael Oliver me shiritin e kapitenit në dorë dhe, me gjeste, i kërkoi t'ia dorëzonte mesfushorit Aurélien Tchouaméni. Vetëm pasi arbitri mori shiritin, ylli francez u largua ngadalë nga fusha, ndërsa Mateta hyri menjëherë në lojë.
Pamjet u bënë virale në rrjetet sociale, ku shumë tifozë rikthyen nofkën me humor "diktatori" për Mbappén. "Mbappé po i jep urdhra edhe arbitrit. Nuk do t'u shpëtojë kurrë akuzave se është diktator", shkroi një përdorues, ndërsa një tjetër komentoi "Tani edhe arbitrat marrin urdhra nga Mbappé".
Kjo nuk është hera e parë që kapiteni francez komentohet për mënyrën se si merr kontrollin e situatave. Gjatë këtij Botërori ai u pa duke udhëzuar punonjësit e stadiumit gjatë një ndërprerjeje për shkak të motit, si edhe duke drejtuar shokët e skuadrës gjatë seancave stërvitore.
Pavarësisht debatit që shkaktoi gjesti i tij, Franca vazhdon rrugëtimin drejt fazës së 1/16-ve si një nga favoritët kryesorë për fitimin e Kupës së Botës.
Dictator Mbappe gotta Ref running errands ????????pic.twitter.com/8jDPo3fz2D https://t.co/wT5AABS6wH
— TopCee (@UtdTopCee) June 26, 2026
Lini një Përgjigje