TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Qershor 2026, 10:47

Olsian Çela ngre alarmin: Besimi i qytetarëve te drejtësia ka rënë në nivelet më të ulëta

Shkruar nga Pamfleti
Olsian Çela ngre alarmin: Besimi i qytetarëve te drejtësia ka
Olsian Çela

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, u shpreh se sistemi i drejtësisë në Shqipëri ndodhet në një proces të rëndësishëm transformimi, ku dixhitalizimi ka ndryshuar ndjeshëm mënyrën e komunikimit të institucioneve me qytetarët dhe mediat.

Në fjalën e mbajtur gjatë Konferencës Kombëtare të Ndërveprimit të Drejtësisë me Mediat, Çela theksoi se “dixhitalizimi shkundi drejtësinë e vjetër”, duke nënvizuar se organet e drejtësisë duhet të përshtaten me zhvillimet teknologjike dhe pritshmëritë në rritje të publikut.

Sipas tij, drejtësia vijon të përballet me një proces kompleks ndryshimi, ndërsa rikthimi i besimit të qytetarëve, i cili sipas vlerësimit të tij ka rënë në nivele rekord gjatë 10–15 viteve të fundit, mbetet një sfidë që kërkon kohë dhe përkushtim.

“Nuk është e lehtë për institucionet tradicionale t’u përshtaten në kohë transformimeve, aq më tepër për organet e drejtësisë. Sistemi i drejtësisë po kalon ende një fazë komplekse transformimi shoqëror. Perceptimi publik arriti nivele rekord në 10-15 vitet e fundit dhe rikuperimi i besimit kërkon kohë të konsiderueshme. Modernizimi i formave të strategjisë së komunikimit është kthyer në domosdoshmëri. Është krijuar një mekanizëm koordinimi vertikal për të rritur cilësinë e njoftimeve”, u shpreh Çela.

Në përfundim, Çela bëri të ditur se është ngritur një mekanizëm koordinimi vertikal, i cili synon të përmirësojë cilësinë e komunikimit publik dhe mënyrën e informimit nga institucionet e drejtësisë.

olsian Çela besimi i publikut te drejtesia

1 Komente

  1. M
    Muharem Hoxha

    Nuk do të doja të ulja kurrësesi punën e Prokurorisë por njëkohësisht, do të doja të justifikoja edhe uljen e besimit të popullatës për këtë Institucion pasi ka luhatje të shumta në punën e tij. Prokurorëve u duhet të punojnë me përkushtim për ta rrikthyer atë besim pasi janë po ata (popullata) që pret dhe vlerëson këtë Intitucion.

    Lini një Përgjigje