TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Qershor 2026, 14:59

Afrika e Jugut dhe Kanadaja hapin fazën me eliminim direkt në Botëror, trajneri Marsch: Kemi motivim për të bërë historinë

Shkruar nga Pamfleti
Afrika e Jugut dhe Kanadaja hapin fazën me eliminim direkt në
Davies dhe Jese Marsch i Kanadasë

Sonte, në orën 21:00, në Los Anxhelos të Shteteve të Bashkuara, Afrika e Jugut dhe Kanadaja do të zbresin në fushë për ndeshjen e parë të fazës së 1/16-ave të Kupës së Botës, duke inauguruar edhe fazën me eliminim direkt të turneut.

Për të dyja kombëtaret kjo është një përballje historike, pasi për herë të parë në historinë e tyre kanë arritur të kalojnë fazën e grupeve dhe të sigurojnë një vend në fazën me eliminim direkt të Botërorit.

Një tjetër veçanti e këtij takimi është fakti se Kanadaja bëhet vendi i parë organizator i një Kampionati Botëror që zhvillon ndeshjen e saj jashtë territorit kombëtar.

Sipas parashikimeve dhe koeficientëve të basteve, Kanadaja konsiderohet favorite për të siguruar kualifikimin, çka do të përbënte një tjetër sukses historik për kombëtaren kanadeze.

Në prag të sfidës, trajneri Jesse Marsch ka përshëndetur rikthimin e Alphonso Davies. Mbrojtësi i Bayern Munich është gati për këtë takim, pikërisht një vit pasi pësoi këputje të ligamentit në të njëjtin stadium gjatë një ndeshjeje me kombëtaren. Sipas Marsch, rikthimi i Davies përbën një motivim të madh për skuadrën në objektivin për të kaluar në raundin tjetër.

Në anën tjetër, trajneri i Afrikës së Jugut, Hugo Broos, e cilësoi kualifikimin në këtë fazë si një arritje të jashtëzakonshme, por u shpreh i bindur se skuadra e tij ka potencialin për të shkuar më tej.

Broos theksoi se harmonia brenda grupit është një nga pikat më të forta të ekipit dhe u shpreh optimist se lojtarët e tij mund t'u dhurojnë tifozëve një tjetër sukses.

Skuadra që do të triumfojë në këtë përballje do të përballet në fazën e 1/8-ave me fituesen e ndeshjes mes Holandës dhe Marokut.

Lini një Përgjigje