TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Korrik 2026, 08:36

Padia e kryebashkiakut Veliaj për prokurorin Ols Dado, sot seanca e radhës në Gjykatën Administrative

Shkruar nga Pamfleti
Padia e kryebashkiakut Veliaj për prokurorin Ols Dado, sot seanca e
Veliaj-Dado

Në Gjykatën Administrative do të zhvillohet sot seanca e radhës gjyqësore mes kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, dhe prokurorit të posaçëm Ols Dado.

Seanca e kaluar u shty për t’u dhënë kohë palëve të njihen me kërkesën e shoqatës “Asociacioni Kombëtar i Medias dhe Drejtësisë”, e cila ka kërkuar të përfshihet në proces si palë në gjykim.

Shoqata kërkon që Gjykata Administrative të shpallë të pavlefshëm dekretin me të cilin Ols Dado u emërua prokuror në vitin 2008. Sipas përfaqësuesve të saj, çështja ka interes publik dhe lidhet me integritetin e sistemit të drejtësisë, një prej objektivave kryesore të veprimtarisë së organizatës.

Nga ana tjetër, Erion Veliaj kërkon shfuqizimin e dekretit presidencial me të cilin Ols Dado u emërua prokuror në vitin 2008, duke argumentuar se emërimi është bërë pa përfunduar Shkollën e Magjistraturës.

Palë e paditur në këtë proces është edhe Presidenca e Republikës, institucioni që në atë kohë, nën drejtimin e presidentit Bamir Topi, dekretoi emërimin e Ols Dados në detyrën e prokurorit.

Lini një Përgjigje