TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Korrik 2026, 13:15

Gjyqi me Ols Dadon, Erion Veliaj mbërrin në Gjykatën Administrative; mungon avokati

Shkruar nga Pamfleti
Gjyqi me Ols Dadon, Erion Veliaj mbërrin në Gjykatën
Erion Veliaj mbërrin në Gjykatën Administrative

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka mbërritur nga paraburgimi i Durrësit në Gjykatën Administrative, ku pritet të zhvillohet seanca e radhës për padinë e tij, me të cilën kërkon shpalljen e pavlefshme të dekretit që emëroi Ols Dadon prokuror.

Veliaj është i pranishëm personalisht në sallën e gjyqit, ndërsa mungon avokati i tij mbrojtës, Plarent Ndreca. Ky i fundit ka kërkuar shtyrjen e seancës, duke argumentuar se fëmija i tij është i sëmurë dhe ndodhet i shtruar në spital.

Në seancën e kaluar, Gjykata vendosi ta shtyjë shqyrtimin e çështjes për t’u dhënë kohë palëve të njihen me kërkesën e shoqatës “Asociacioni Kombëtar i Medias dhe Drejtësisë”, e cila ka kërkuar të përfshihet si palë në proces.

Shoqata i është drejtuar Gjykatës Administrative me kërkesën për shpalljen e pavlefshme të dekretit me të cilin Ols Dado u emërua prokuror në vitin 2008.

Sipas përfaqësuesve të saj, çështja paraqet interes të gjerë publik, pasi lidhet me integritetin e sistemit të drejtësisë, një prej objektivave kryesorë të veprimtarisë së kësaj organizate.

 

 

gjyqi me ols dadon erion veliaj

Lini një Përgjigje