
Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka vizituar në ambientet e Komisariatit nr. 3 në Tiranë protestuesit e arrestuar gjatë protestës së 2 korrikut pranë Kuvendit.
Pas takimit, Balliu deklaroi se të ndaluarit janë të vendosur të vijojnë protestat, ndërsa akuzoi Policinë e Shtetit për arrestime të padrejta dhe paralajmëroi se drejtuesit e saj do të mbajnë përgjegjësi.
"Sot pata mundësinë të takoj qytetarët që u arrestuan padrejtësisht. Ata ishin më të motivuar se kurrë dhe shumë falënderues ndaj të gjithë shqiptarëve, veçanërisht ndaj miqve të tyre, të cilët qëndruan pranë tyre përballë dhomave të paraburgimit deri në orët e vona të natës", u shpreh Balliu.
Balliu tha gjithashtu se Partia Demokratike do të kërkojë llogari nga drejtuesit e Policisë së Shtetit për mënyrën se si u menaxhua protesta.
"Ndërsa aktet kriminale të policisë së pushtetit do të marrin përgjigjen e merituar, Partia Demokratike do ta thërrasë drejtorin e Policisë që të japë llogari", deklaroi ai.
Deputeti hodhi poshtë akuzat për dhunë ndaj protestuesve dhe i cilësoi ata "qëndrestarë", duke akuzuar qeverinë për represion ndaj qytetarëve.
"Është e turpshme të akuzosh këta qytetarë për dhunë, kur ata, edhe kur ishin 200 mijë protestues, nuk kryen asnjë akt dhune. Është turp që sot në burg janë këta heronj, ndërsa Parlamenti dhe institucionet e shtetit janë uzurpuar nga hajdutët e narkopushtetit. Por këta qëndrestarë ishin të qartë se nuk do të ndalen. Turpi do t'i mbulojë të gjithë ata që heshtin përballë kësaj padrejtësie", përfundoi ai.
Partia Demokratike dhe kryedemoni i saj Sali Berisha kerkon llogari per dhunen ne protesta. Sali Berisha ne kohen e te cilit Shqiperia ka kaluar episode dhune te stilit diktatorial kurorezuar me vrasjen e kater civileve ne 21 janar, kerkon llogari per dhunen. Shqiperia nuk e ka harruar cfare keni bere!