TAGS-AT E JAVËS

Kulture 3 Korrik 2026, 13:04

"Hollywood" zbret në Tiranë! Një mbrëmje magjike me kolonat zanore më ikonike të kinemasë

Shkruar nga Pamfleti
"Hollywood" zbret në Tiranë! Një mbrëmje magjike
"Hollywood" zbret në Tiranë! Një mbrëmje magjike me kolonat zanore më ikonike të kinemasë

Tirana do të mirëpresë një nga eventet më të veçanta muzikore të kësaj vere. Më 6 korrik, në orën 20:00, skena e Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor (TKOBAP) do të shndërrohet në një spektakël kushtuar kolonave zanore që kanë lënë gjurmë në historinë e kinemasë botërore.

Koncerti "Hollywood në Tiranë", nën drejtimin e kompozitorit Aldo Shllaku, do t'i sjellë publikut emocionet e muzikës së filmave më të njohur, të interpretuara live nga Orkestra Simfonike, Kori i TKOBAP-së dhe Formacioni Instrumental Modern.

Mbrëmja do të pasurohet edhe nga interpretimet e artistes Ayana Haviv në vokal dhe Jeff Hoeppner në tastierë, duke krijuar një atmosferë unike ku muzika dhe kinemaja bashkohen në një përvojë artistike të paharrueshme.

Një koncert që premton emocione të forta për të gjithë adhuruesit e filmave dhe muzikës, duke sjellë në Tiranë magjinë e Hollywood-it përmes tingujve që kanë shoqëruar disa nga produksionet më të famshme të ekranit të madh.

"Hollywood" zbret në Tiranë! Një mbrëmje magjike

 

hollywood tirane

Lini një Përgjigje