Prof. Arsim Sinani do të nderohet sot me Çmimin “Fan S. Noli”, një nga vlerësimet më të larta që jep Senati Akademik i Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë.
Çmimi do t’i akordohet në kuadër të aktiviteteve që shënojnë 55-vjetorin e themelimit të universitetit, si vlerësim për kontributin e tij në arsimin e lartë, kërkimin shkencor, bashkëpunimin akademik dhe promovimin e vlerave kombëtare në hapësirën mbarëshqiptare.
Ceremonia e ndarjes së çmimit do të zhvillohet me pjesëmarrjen e drejtuesve të universitetit, profesorëve, studiuesve dhe të ftuarve të tjerë, në kuadër të veprimtarive për përvjetorin e institucionit akademik.

Lini një Përgjigje