TAGS-AT E JAVËS

Forum30 Qershor 2026, 11:57

Ju erdhi fundi! Dhe vetë fundi i botës!

Shkruar nga Frrok Çupi
Ju erdhi fundi! Dhe vetë fundi i botës!
Frrok Çupi

Këta sot shfaqen me qeleshe, me zgjyrë në ballë e në duar, me flamur pas b...; por nesër nuk janë më këta. Pas kësaj në vend të qeleshes do të kenë helmeta, në vend të flamurit- pelerinën. Në vend të flamengos do të kenë lëndë helmuese. Në vend të showgirls do të ketë joshje lakuriqësh me qëllim që të harrohen plagët e litarit te ish selia Fashiste.

Nesër e ke radhën ti. Edhe ti që duartroket sot. Edhe mediat që shpërthyen me ‘urraaa!’ parullën ‘Ju erdhi fundi!’.

Në radhë të parë do ta ketë radhën liria.

Parulla u shfaq si litar që nga maja e selisë së Universitetit të Tiranës, deri në rrugë. Dikur aty shkruhej ‘Mirë se vini studentë të dashur!’. Shkruhej edhe ‘Lavdi PPSH!’. Sot “Ju erdhi fundit!’, të gjithëve.

Duket se erdhi fundi për të gjithë; ose jo për të gjithë menjëherë. Radha do të caktohet me një letër me vrimë, në sheshin para Universitetit. Siç do të bëhet vetë shteti me ‘letër me vrimë’.

Qeveri në shesh, gijotinë në shesh, drejtësi në shesh dhe me varje në shesh.

Sheshi aty mban emrin ‘Nënë Tereza’, por askush nuk e përfill ‘shërbëtoren e panjohur’.

Gjatë gjithë kohëve këtu u bënë marshime, por kurrë kopja e Marshimit mbi Romë. Selia hije rëndë për nga stili, u ndërtua gjatë Luftës së Dytë si Seli e Partisë Fashiste. Megjithatë askush nuk u var në atë oborr me litarin e gjatë që kapej në maje dhe zbriste dje, deri te stoli në pllakat prej mermeri. Shkronja të zeza “Ju erdhi radha!’.

Kush do ta shqelmojë stolin!?, kjo është dilema.

A ka pasur historia njerëzore luftëra, të vrarë dhe vrasës, heronj dhe frikacakë, fitimtarë dhe e të mundur? E gjithë historia është e mbushur me këto krijesa. Por nuk ekziston askund modeli që pasi fitimtari ka mundur tjetrin, ta shkatërrojë. Nuk ekziston as modeli ‘qeveria të zgjidhet me letër me vrimë’. Injoranti dhe budallai të shkatërrojnë gjithçka.

Njerëz jini vigjilentë!

Këta po lëshojnë që nga kulla e ish shtëpisë Fashiste, litarin e gjatë. Në bulevardin përballë ‘shtëpisë Fashiste’, këta kanë lancuar planin e shkatërrimit të sistemit tonë, shkatërrimit të investimit, ekonomisë e turizmit; shkatërrimit të parlamentit e qeverisë. Tani kemi mbetur vetëm ne humanët e thjeshtë që mund të shkatërrohemi më lehtësisht, me një varje të Universiteti

Njerëz, jini vigjilentë!

Këta sot shfaqen me qeleshe, me zgjyrë në ballë e në duar, me flamur pas b...; por nesër nuk janë më këta. Pas kësaj në vend të qeleshes do të kenë helmeta, në vend të flamurit- pelerinën. Në vend të flamengos do të kenë lëndë helmuese. Në vend të showgirls do të ketë joshje lakuriqësh me qëllim që të harrohen plagët e litarit te ish selia Fashiste.

Askund i munduri nuk është shkatërruar nga fitimtari. Veçse është mundur.

As në Luftën e Dytë që është më e madhja e historisë dhe ku u ngrit selia e Fashizmit, por pa litarin e shkruar ‘Ju erdhi fundi!’. Artisti ynë i madh, Odhise Paskali, kur krijoji skulpturën e famshme ‘Partizani fitimtar’, e mbajti dorën. Partizani ka pushkë, por nuk ia drejton grykën të mundurit të shtrirë nën këmbë. Skulptura, sot e kësaj dite ndodhet në Mathausen, Austri, si një pasqyrë e shpirtit të partizanit fitimtar shqiptar.

 Edhe në kodet e krahinave tona veriore, nga ku vijnë së shumti protestuesit dhe autorët e litarit ‘Ju erdhi fundi’, është respektuar besnikërisht statusi i të mundurit. Ta zëmë se ne të gjithë jemi mundur nga një tufë vandalësh në sheshin e Tiranës. Por nuk kanë të drejtë të na dhurojnë ‘fundin’.

Në zonat ku vepron Kanuni i Lekës, edhe hasmi vritet por nuk poshtërohet. Gjakmarrësi kujdeset për viktimën derisa të vihet në dorë të familjes.

Edhe në Mirditë, gjaksi ftohet në dasmë, por prapë nesër gjakësor mbetet. Nuk i vjen fundi.

Në Theth, zonë ku u deputetua Neomalësorja, protestuese që sot thërret në kor “Vdekje! Shkatërrim! Ju erdhi fundi!”, ndodh njësoj. Aty bën hije  e vetmja ‘Kullë Ngujimi’ që ka mbetur në arsenalin shqiptar të traditës.

Brenda asaj kulle mbajnë frymën burra dhe fëmijë, në kërkim për vrasje. Të mundur nga fati i tyre. Por jetojnë, megjithatë. I munduri aty ka statusin e vet; si edhe fitimtari.

Njerëz, jini vigjilentë. Po u bënë fitimtarë njerëz të rrahur, me vese, dhunues e trafikantë,  njerëz pa shpirt, pa din e iman, të yshtur, të marrë e kasapë..., atëherë fitimtari kthehet në përbindësh.

Ta zëmë se do të kishte fitimtar.

... Sikur ishim në një ëndërr të keqe, por reale. Në Universitet është lëshuar litari “Ju erdhi fundi!’. Në selinë qendrore të Universitetit të shtetit, pa mendojeni pak.

Njerëz, mendojeni pak.

Ku ta dimë se është vetëm ëndërr.

Tani e ka radhën shteti. Shtet, ji vigjilent!

 

protestat kunder rames

2 Komente

  1. G
    Genti

    O ROCK CUPA NA SQARO NJEHER SI ESHTE EDI RAMA INJORANT ANALFABET.APO AI QE VJEN NGA FAMILJE INTELEKTUALE SE AS VET NUK JE I QART YYYYT VEMJE I SHPIFUR

    1. a
      astrit

      Protesta është një lëvizje politike, kundër “ferrit” të ashtuquajtur “shtet demokratik”, është një realitet tërësisht produkt i mendjes njerzore e traumatizua, e cila nuk mbështetet në ideologji është një lëvizje populiste pragmatiste, “Lëvizja” është kundër skepticizmin dhe cinizmit brutal të atyre që nuk kanë asgjë për të mbrojtur, as në familjen e tyre, as në atdheun e tyre, as në botën ku çdo personalitet njerëzor i vetëdijshëm për vlerën dhe dinjitetin e vet personal investon veten. Frroku nuk mund të dallojnë në këtë risi politike asgjë tjetër përveç aspekteve lokal e personal dhe që e sheh këtë lëvizje si mënyrë e veçantë e sjelljes së këtij ose atij personi të njohur të këtyre grupeve, pra e pëlqejnë e nuk e pëlqejnë në bazë të pëlqimeve dhe mospëlqimeve të tij për individ të veçantë që e përfaqësojnë këtë lëvizje.Frroku i cilët për shkak të besnikërisë drejtpërdrejt ose tërthoras ndaj partisë së tij e benificeve që ka përfituar, e ndjen se po rrezikohet të shpronësohet nga kjo lëvizje, e natyrisht është i pakënaqur ndaj kësaj lëvizje, e për këtë arsye nuk është në gjendje të shohi nën verbërinë e urrejtjes, asgjë të mirë në të.Frrok epoka jote ka kohë që ka mbaruar!

      Lini një Përgjigje