Një vepër e re koreografike, “RADIAN”, me koncept dhe koreografi nga Edi Blloshmi dhe muzikë origjinale nga Robert Bisha, do të vijë si premierë botërore në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor (TKOBAP).
E frymëzuar nga jehonat e Mesdheut, vepra eksploron hapësirën ku lëvizja shndërrohet në rezonancë dhe tingulli merr formë fizike. Në këtë koncept artistik, trupi, muzika dhe hapësira ndërthuren në një dialog të vazhdueshëm, duke krijuar një përvojë skenike ku e njohura dhe e panjohura takohen në të njëjtin ritëm.
Universi vizual i shfaqjes ndërtohet përmes kostumografisë së Edlira Qyshkës dhe konceptit të ndriçimit nga Eni Tafaj, ndërsa Alisa Gjoni mban rolin e asistente-koreografes.
Vepra realizohet me mbështetjen e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri.
Premiera do të jepet më 29 dhe 30 qershor 2026, në orën 20:00, në TKOBAP.

Lini një Përgjigje