TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Qershor 2026, 15:41

Skandali i "librit të kuq", arkitekti i Ramës kërkon anulimin e zgjedhjeve dhe shpalljen Mbret të Bablokut

Shkruar nga Pamfleti
Skandali i "librit të kuq", arkitekti i Ramës kërkon
Libri "The Albanian Files"

Kur një arkitekt i njohur ndërkombëtar sugjeron anulimin e zgjedhjeve dhe vazhdimin e pushtetit të një lideri "si mbret", çështja nuk është më vetëm arkitektura. Letra e botuar në "The Albania Files" hap një debat mbi marrëdhënien mes elitës ndërkombëtare të projektimit, pushtetit politik dhe demokracisë shqiptare...

Libri "The Albania Files" është prezantuar si një dokumentim i transformimit urban të Shqipërisë gjatë viteve të fundit. Me afro 800 faqe, ai mbledh punimet e dhjetëra studiove më të njohura ndërkombëtare të arkitekturës që kanë projektuar ndërtesa, plane urbane dhe zhvillime të rëndësishme në vend. Botimi hapet me një parathënie të kryeministrit Edi Rama dhe synon të paraqesë Shqipërinë si një laborator të arkitekturës bashkëkohore.

Por në mesin e qindra projekteve dhe analizave arkitekturore, libri përmban edhe një tekst që ka pak lidhje me profesionin dhe shumë me politikën.

Bëhet fjalë për letrën e hapur të arkitektit holandez Reinier de Graaf, partner në studion prestigjioze OMA, drejtuar kryeministrit Edi Rama më 3 mars 2025.

Në pamje të parë, letra nis si një falënderim për mundësinë që Shqipëria u ka dhënë arkitektëve ndërkombëtarë për të ndërtuar. Por, ndërsa lexohet më tej, ajo shndërrohet në një reflektim mbi pushtetin politik, zgjedhjet dhe të ardhmen e Shqipërisë.

Dhe pikërisht aty lind problemi.

Ky nuk është një email privat i rrjedhur në media. Nuk është një koment në rrjetet sociale apo një intervistë spontane. Është një tekst i përfshirë me vetëdije në një botim ndërkombëtar që dokumenton një periudhë të qeverisjes së Edi Ramës dhe që mban parathënien e vetë kryeministrit.

Pikërisht kjo e bën përmbajtjen e tij një çështje me interes publik.

Në një nga pasazhet më të diskutueshme, De Graaf shkruan se për arkitektët do të ishte "më mirë sikur zgjedhjet të anuloheshin", ndërsa vijon edhe më tej duke thënë se, pas mandatit të pestë, Rama mund të vazhdonte si "president i përjetshëm – ndoshta edhe mbret".

Autori nuk e fsheh arsyen e këtij argumenti.

Ai shpreh hapur frikën se një ndryshim pushteti mund t'i japë fund asaj që e quan "Meka e arkitekturës bashkëkohore" dhe pyet nëse me largimin e socialistëve do të thahet edhe "burimi i pashtershëm i punës" për arkitektët.

Ky është ndoshta pasazhi më domethënës i gjithë letrës.

Ai krijon përshtypjen se vazhdimësia e projekteve arkitekturore në Shqipëri shihet si e lidhur drejtpërdrejt me vazhdimësinë e të njëjtit pushtet politik.

Në një demokraci, projektet publike nuk duhet të varen nga emri i kryeministrit. Institucionet funksionojnë pikërisht që zhvillimi të vazhdojë pavarësisht se kush fiton zgjedhjet. Kur një profesionist i njohur ndërkombëtar shpreh publikisht frikën se ndryshimi i qeverisë mund të mbyllë "burimin e punës", ai ngre pyetje që shkojnë përtej arkitekturës.

Ai ngre pyetje mbi mënyrën se si perceptohet modeli shqiptar i zhvillimit.

Edhe më i rëndësishëm është fakti se kjo letër nuk mbeti një komunikim personal. Ajo u botua pa asnjë shënim editorial që të sqaronte nëse bëhej fjalë për ironi, satirë apo një provokim intelektual. As nuk shoqërohet me ndonjë distancim nga përmbajtja.

Për rrjedhojë, lexuesi e gjen atë si pjesë organike të librit. Dhe kjo e bën të pashmangshëm debatin.

Sepse nuk është e zakonshme që një botim kushtuar arkitekturës të përfshijë një tekst ku argumentohet se zgjedhjet mund të jenë të padëshirueshme për vazhdimësinë e zhvillimit.

Në shumë vende të botës, një pasazh i tillë do të kishte shkaktuar debat jo për arkitekturën, por për mënyrën se si konceptohet demokracia.

Debati bëhet edhe më interesant kur lexohet i gjithë libri.

Në disa kapituj, autorët nuk kufizohen vetëm te projektet arkitekturore, por marrin përsipër të japin edhe interpretime politike, historike e shoqërore për Shqipërinë.

Në kapitullin kushtuar Korçës, studioja Bolles+Wilson e cilëson Partinë Demokratike si një parti "ish-komuniste", një përshkrim që bie ndesh me historinë e pluralizmit politik shqiptar dhe ka nxitur diskutime mbi saktësinë historike të botimit.

Kjo tregon se "The Albania Files" nuk është vetëm një katalog projektesh. Ai përpiqet të ndërtojë edhe një narrativë për Shqipërinë e viteve të fundit.

Në këtë narrativë, arkitektura paraqitet si motori kryesor i modernizimit, ndërsa transformimi urban identifikohet ngushtë me figurën politike të Edi Ramës.

Ky është një këndvështrim që, natyrisht, mund të mbrohet ose të kundërshtohet. Por letra e Reinier de Graaf shton një element tjetër në këtë debat.

Ajo krijon përshtypjen se një pjesë e elitës ndërkombëtare të arkitekturës nuk e sheh Shqipërinë vetëm si një vend ku projekton ndërtesa, por edhe si një model politik që duhet të mbetet i pandryshuar për të garantuar vazhdimësinë e këtij modeli zhvillimi.

Kjo është arsyeja pse letra ka shkaktuar reagime.

Jo sepse lavdëron Edi Ramën.

Çdo autor ka të drejtën të ketë bindjet e tij politike.

Debati lind në momentin kur një figurë me ndikim ndërkombëtar arrin deri aty sa të shkruajë se zgjedhjet mund të jenë pengesë dhe se vazhdimësia e të njëjtit lider do të ishte zgjidhja më e mirë për profesionin e tij.

Në një vend që ka kaluar dekada pa zgjedhje të lira, një formulim i tillë nuk mund të lexohet thjesht si humor apo hiperbolë.

Ai prek një nga parimet themelore të çdo demokracie: të drejtën e qytetarëve për të zgjedhur dhe për të ndryshuar pushtetin.

Për këtë arsye, letra e Reinier de Graaf nuk është thjesht një episod kurioz në një libër arkitekture.

Ajo është një dokument që ngre pyetje serioze mbi raportin mes pushtetit politik, interesave profesionale dhe mënyrës se si ndërtohet narrativa ndërkombëtare për Shqipërinë.

Pikërisht për këtë arsye, përmbajtja e saj meriton të lexohet e plotë.

Më poshtë publikohet letra e plotë e arkitektit holandez Reinier de Graaf, e botuar në librin "The Albania Files".

Letra e plota

Një letër e hapur drejtuar Edi Ramës

Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë

Roterdam, 3 mars 2025

I nderuar Shkëlqesi / i dashur Edi,

Të lutem më fal që po të drejtohem në këtë formë. Mund të mos më kujtosh; jemi takuar vetëm një herë dhe unë jam vetëm një nga shumë arkitektët e huaj që punojnë aktualisht në vendin tënd. Po të shkruaj për të shprehur mirënjohjen time për mundësinë që kam pasur të punoj në Shqipëri, si edhe admirimin tim më të gjerë për gjithçka që ke arritur që kur u bëre kryeministër pak më shumë se një dekadë më parë.

Nën qeverisjen tënde, Shqipëria ka fituar pothuajse statusin e një modeli. Grupe të shumta fetare dhe etnike jetojnë paqësisht së bashku; ekziston një ndarje efektive mes shtetit dhe fesë; një popullsi e re dhe në moshë pune e mban ekonominë në lëvizje; pjesëmarrja e grave në tregun e punës është e lartë dhe në rritje të vazhdueshme; Shqipëria po kërkon aktivisht anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe, për të mos harruar, ka një shije të shkëlqyer në arkitekturë.

Në një botë të trazuar, Shqipëria po fillon të duket si një përjashtim shpresëdhënës: bashkëpunim ndërkombëtar, vlera progresiste dhe, ndoshta më e rëndësishmja, mbështetje për arsyen – një fener i qytetërimit përballë sfidave.

Skandali i "librit të kuq", arkitekti i Ramës kërkon

Megjithatë, qëllimi i kësaj letre shkon përtej lavdërimeve. Po të shkruaj sepse jam i shqetësuar. Në këtë moment, partia jote po synon një mandat të katërt radhazi. Mund të shpresoj vetëm që ta arrijë. Është e vështirë të imagjinohet një qeveri e re që do të kujdeset për arkitektët po aq sa qeveria aktuale.

Profesioni ynë historikisht ka qenë i varur nga mbështetja politike dhe kohët e fundit më kanë kaluar nëpër mend disa mendime të zymta. Çfarë do të ndodhë nëse socialistët nuk i fitojnë zgjedhjet? A do të marrë fund papritur kjo Mekë e arkitekturës bashkëkohore? A do të thahet papritur ky burim i pashtershëm pune? A mundet që ArchArmy të dorëzojë armët, ashtu siç u mobilizua?

Nuk e them këtë lehtë, por për ne arkitektët do të ishte më mirë sikur zgjedhjet e ardhshme thjesht të anuloheshin. Madje do të shkoja edhe një hap më tej. Duke pasur parasysh statusin e qëndrueshëm të Shqipërisë si një mbrojtëse e ndritur e arkitekturës, profesioni ynë do të përfitonte shumë nëse vendi nuk do të kishte më zgjedhje. Dhe nëse ti, pas mandatit të pestë radhazi si kryeministër, do të vazhdoje thjesht si president i përjetshëm – ndoshta edhe si mbret.

Ngjarje të mëdha historike po zhvillohen ndërsa flasim. Autokracia po fiton me shpejtësi terren si forma përfundimtare e qeverisjes së shekullit XXI. Shpresat për një alternativë produktive po shkatërrohen dita-ditës. Duket se po dëshmojmë fundin e "Fundit të Historisë". Në atë kontekst, lutja ime është sa e thjeshtë, aq edhe e drejtpërdrejtë: në një botë autokracish, a mund të kemi të paktën një autokrat dashamirës dhe me shije?

E di që ajo që po kërkoj nuk është një sakrificë e vogël, por është diçka me rëndësi të jashtëzakonshme. Shpresoj që ta marrësh në konsideratë.

Me respekt,

Reinier de Graaf

 

libri rama reinier de graaf

8 Komente

  1. S
    Shporret kete qeëbesire nga punët e Shqiperise!

    Jevgu i qelbur dashka te behet mbret i shqiptarve. Kaq te qelbur jane ata qe i shërbejnë ketij dinaku sllavomongol.

      1. E
        Emigranti

        Ky duhet shpallur nongrata ne Shqiperi. Plehre e ndryre e oligarkise ndekombetare.

        1. A
          Autokrat dashamires dhe me shije

          Fundi i letres e shpjegon fare qarte mesazhin e saj "autokrat dashamires dhe me shije". Nuk besoj qe ka nevoje per komente apo shpjegime te tjera. Autori i letres nuk ka aluduar ne asnje moment qe Shqiperia eshte demokraci dhe ai eshte shume komod me te kete gjendje, sepse nuk jeton ne Shqiperi, thjesht ka nisur nje kerkese te hapur per te marre pjese ne projektin madhor te rradhes.

          1. A
            Adolfi nderkombetar

            Reinier de Graaf duhet te jete pjelle e spermes se Hitlerit. Te behen pankarta te medha ne proteste ku te cilesohet armik i popullit shqiptar. Jo me kot satanai Rama e ka vendosur ne liber letren e tij, seeee keshtu e duan te huajt. Duhet ta marri vesh jo vetem opinioni i brendeshem por edhe ai nderkombetar kete deshire te pjellave te Hitlerit. Dergojani dhe ambasades hollandeze dhe Bashkimit Europian. Ai plehre te paralajmerohet te mos hyje me ne Shqiperi ..

            1. T
              Tiranë

              Kryeministri joshqiptar qe urren shqiptaret. Debojeni kete monster te mos qelbet me ne zyrta e shtetit shqiptar!

              1. C
                Ciuciu

                https://observer.co.uk/culture/architecture/article/the-man-behind-albanias-architectural-revolution Another criticism of Rama’s projects sees them as gimmicky, with foreign architects jetting in, doing eye-catching doodles and collecting their fees, without caring too much about the quality of their execution. “These practices came in with carte blanche from the prime minister,” I hear from Vincent WJ van Gerven Oei, a Tirana-based political analyst, whose Substack postings regularly criticise Rama’s projects. “They could do whatever the fuck they wanted; they held zero consultations with anyone and they just dumped in whatever they thought was their brilliant contribution to Albanian public space.” The foreign architects “exoticise” Tirana, he claims. “You know: ‘Oh my God, this wild architectural space; there’s no regulation, I can intervene here and create true value for all these poor eastern European, post-communist subjects.’” Developments are also accused of being disorderly and unplanned. In 2015 the Italian architect Stefano Boeri was commissioned to draw up a plan that “in 2030 will turn Tirana into a European model for non-anthropocentric cohabitation between people, animals, and nature”. In practice, towers seem to pop up randomly. For Rama, plans such as Boeri’s “are more like guidelines”. “Even for a more rigid and disciplined country [than Albania], master plans in the old way do not work any more.” While possibly sensitive that projects such as Tirana’s Rock may be seen as excessive, he’s also keen to mention more subtle, “minimalistic” architects, such as the venerated Portuguese Eduardo Souto de Moura. “Tirana’s Rock is an interesting beast,” Rama says, “but if everything would be like it, then we will have a big problem.”

                1. L
                  Lalaland

                  Some of the Arch Army’s works are indeed superficial; others engage more intelligently with such questions as the creation of public space and the interaction of buildings and nature. They flirt with the absurd, and some embrace it completely. Collectively, they communicate a carnivalesque energy that, as intended, presents Albania in a new light. That new image comes, for now at least, with a smell of dirty money – and it’s not discriminatory against the country to point that out. Rama claims that all the new development brings huge benefits to his nation, from the taxes raised on all this development to increasing property values and the economic effects of tourism. “I’m kind of stupefied,” he says, “by the basic and superficial discussion about the Jared Kushner investment in the south.” The prospect of the project is, Rama insists, already creating a boom in the nearby city of Vlorë, while the Albanian treasury will benefit from its stake in the joint venture. He promises that Sazan Island will be publicly accessible and the environment will be protected: “It will,” he says, “be a gift from Albania to Europe.” https://observer.co.uk/culture/architecture/article/the-man-behind-albanias-architectural-revolution

                  Lini një Përgjigje